Përlotet Drande Xhaj, rrëfen sfidat e profesionit ndër vite dhe vlerësimet si artiste: Momenti më i vështirë në skenë dhe në jetë…( VIDEO)

TIRANË- Ka qenë puntatë speciale ajo e 31 dhjetorit në ‘’ Rreze Dielli’’, me aktoren Drande Xhaj, këngëtaren Mukades Çanga dhe bashkëshortin e saj Saba Baxha në një tavolinë festive, si ato që na shoqërojnë çdo vit në shtëpitë tona. Në një diskutim të gjatë për karrierën, vështirësitë e profesionit, vlerësimet nga publiku dhe artin. Një bisedë e ngrohtë, e mbushur me këngë, me batuta, interpretime dhe rrëfime ndryshe, nga artistë të vërtetë që I kanë dhuruar gjithçka skenës dhe publikut, kaluam më shumë se dy orë në një emision special të ditës së fundit të vitit 2020.

Drande Xhaj rrëfeu momentin më të bukur dhe më të vështirë të jetës së saj profesionale dhe personale:

‘’ Momenti më i bukur për mua ishte vlerësimi që më bëri presidenti i Republikës, më ka mbetur ai moment që nuk do të shlyhet kurrë prej meje sepse në ditë që teatri ‘Migjeni’ dekorohet me titullin e lartë ‘ Nderi i Kombit’ i vetmi teatër në të gjitha trevat shqipfolëse që vlerësohet me këtë titull. Unë jam vlerësuar me titullin ‘ Mjeshtër i Madh’ e veçoj këtë moment sepse atë titull ja dedikova dy njerëzve të mi më të dashur, babai tim që sakrifikoi aq shumë për mua, që më rriti dhe atij që ishte mbështetja ime kryesore bashkëudhetarit tim, bashkëshortit tim që më shoqëroi çdo moment, çdo hap  dhe ishte moment aq i bukur  por aq emocionues për mua sepse ishte vlerësimi i një karriere mbi 40-vjeçare ‘’ u shpreh ajo

Të jesh aktore me një eksperiencë profesionale me mbi 40 vite në skenë, padyshim që ka momente të vështira dhe të bukura njëkohësisht. Ajo rrëfeu një moment tepër të bukur, e plot të qeshura ku bashk me kolegët patën një moment ‘ shpërthimi’ në skenë:

‘’ Ishim në skenë, Gjosha Vasia njihet si një ndër parodistët më modern të kohës edhe më i sukseshmi, në një premierë u fut dhe në rolin e aktorit,  e kishte me siklet se ishin mësuar duke e parë vetëm me kitare dhe parodi. Edhe kishim një material humoristic me Gjoshën, ai e kishte me siklet se nuk  ishte mësuar me lujt aktorin, kishte vesh kostum edhe kollare, kaq siklet kishte sa nuk e kishte kontrolluar as veten para se me dal edhe ajo pjesa hollë e kollares I kishte dal tek pullat e pantallonave, edhe dalim në skenë shohim Gjoshën, na kapi gazi dhe nuk kishim më mundësi që të vazhdonim materialin, merrnim për të filluar prap na merrte gazi,ai nuk e kuptonte se për çfarë I thonim. Ne dolëm prapa skene, unë, Zyliha Miloti, Zefi, Pavlin Preka, ishte e pamundur me e vazhduar materialin. Mirëpo spektatori është shumë dashamirës me ne dhe kur dolëm mandej me rifillu, ishte e pamundur për ta bërë më materialin, na pritën me një duartrokitje, na mirëkuptuan’’ përfundoi ajo.

Pas bisedave të këndshme, këngëve të interpretuara nga artistja e mirënjohur Mukades Çanga dhe interpretimit të ndjerë të Drande Xhaj, të ftuarit sëbashku me moderatoren Katerina Trungu shijuan ushqimet e përgatitura me mjeshtëri nga zonja Vjollca, e cila për herë të parë këndoi në studio, duke dhuruar plot emocione për publikun.

D.M./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën