Përlotet epidemiologia, momenti i vështirë me mësuesen me COVID...Vatrat më të nxehta në Tiranë

TIRANË- Çdo ditë në Tiranë kryhen rreth 400 tamponë. Epidemiologia Ermelinda Murati tregon se disa nga vatrat e nxehta janë zona e ish-bllokut, komuna e Parisit, Astiri ndërsa është rritur dhe numri i infektimeve tek të rinjtë, kryesisht prej frekuentimit të bareve.

Në Shqipëri janë 500 vatra aktive të Covid 19. 35% e tyre janë vetëm në kryeqytet, që konsiderohet edhe vatra kryesore e virusit. Në Tiranë vatrat e virusit janë të përqendruara në zonat me densitet me të lartë. Vatrat e nxehta, Blloku, Komuna e Parisit, Astiri. Periferitë akoma më shumë janë rritur, kjo edhe për shkak të hapjes dhe lëvizjeve të shumta, moskujdesit për të mbajtur masat mbrojtëse, maskat. Kemi edhe vatra në zonën e Kamzës, Kodër Kamzës, nga Instituti Bujqësor, Kodra e Diellit, Fresku.

Referimet për tampon vijnë nga të gjitha grupmoshat, tregon epidemiologia, Ermelinda Murati, por ka një rritje tek të rinjtë kjo prej frekuentimit të bareve dhe restoranteve.

 “Patjetër që është rritur te të rinjtë. Lokalet  kryesisht frekuesntohen nga moshat e reja. Dendësia, mosrespektimi i masave të duhura sjell automatikisht rritjen e rasteve", tha Murati.

Në Tiranë bëhen 300-400 tamponë në ditë, nga 8 grupe terreni që kryejnë hetimin epidemiologjik, që përgjatë këtyre muajve epidemiologët janë trajtuar me bonusin e qeverisë. Gjithsej në vendin tonë janë thuajse 10 mijë qytetarë aktiv me koronavirus, ndërsa numri i shtuar i rasteve të reja që konfirmohen cdo ditë, po përkthehet dhe në shtrime në spitalet COVID. Përveç punës me orë të zgjatura të çdo dite, Ermelinda e përlotur tregon lidhjen e ngushtë që krijon me qytetarët duke përjetuar çdo emocion të tyre.

“Ne prekemi nga emocionet e tyre. Më është dashur t'i jap një përgjigje tamponi një mësueseje dje dhe e kam përjetuar shumë keq. Mendoja që do më forconte kjo punë, kjo eksperiencë,  por jo. Ne marrim pjesë te emocionet e tyre si të mira si të këqija. Kemi pasur lavdërime për punën që bëjmë, përkushtimin, dhe kjo na jep krahë që të vazhdojmë luftën. Kjo është sfida jonë, lufta jonë", tha ajo.

Pasi negativizohen nga COVID-19, këta qytetarë mund të shkojnë pranë njësisë vendore të kujdesit shëndetësorë për të marrë vërtetimin që e kanë kaluar virusin.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU