Artistët e cirkut kombëtar, janë përplasur këtë të enjte me shërbimin përmbarimor privat, i cili kërkon që çadra e cirkut të mbyllet pasi trualli me vendim gjykate të formës së prerë i ka kaluar deputetit demokrat Astrit Veliaj.
Prej më shumë se 5 vitesh dhe përballje gjyqësore, arena e cirkut kombëtar, me vendim gjyqësor i kaloi Veliajt, ndërsa artistët shprehen se nuk do lejojnë që çadra dhe cirku të hiqen pa u marrë një vendim se ku do të vendoset.
“Ne duhet të na mbrojë shteti, ne kemi një Ministri një Kryeministri sipër nesh që duhet të jenë sot këtu. Pronari le ta marri tokën nëse është e vetja, por jo kështu, të na çojnë diku tjetër. Të na thotë shteti uleni çadrën e ulim por jo kështu. Jo me shkatërrime, ajo nuk mban përgjegjësi, ka marrë hamalle rrugësh me 10 mijë lekë, po nuk bëhet kështu”, shprehen artistët.
ReportTv pyeti dhe përfaqësuesin e ministrisë së kulturës nëse ka një vendim për akomodimin e cirkut kombëtar sipas një plani, por përgjigja mungoi.
“Kjo është procedurë që është ndjekur nga drejtoria juridike, unë jam përfaqësuese e ministrisë për sa i takon futjes në institucion për të zbatuar këtë urdhër, por për më shumë informacion mund ta merrni në organet kompetete në Ministrinë e Kulurës”, u shpreh përfaqësuesja ministris
Ndërsa përmabruesja private shprehet se ka pritur dy vite për lirim vullnetarë të pronës, lirim i cili ska ndodhur nga administrate e cirkut.
“Kam 2 vjet në një proces ekzekutimi për ti kthyer pronën pronari, Z.Astrit Veliaj ka në pronësi 409 metër katrorë të fituar në të tre shkallët e gjyqësorit, është pronar me çertifikatë pronësie, jam në zbatim të vendimit, pala debitore kanë bërë kundërshtim për mua para 2 vjetësh që kemi filluar në këtë proces, nga procesi është fituar nga ana e zyrës në të tria shkallët e gjykimit”, thotë përmbaruesja.
Të pranishëm gjatë tensionit mes palëve ishte dhe policia e shtetit ndërsa ekzekutimi i vendimit u shty për një moment tjetër pasi përfaqësuesit e ministrisë së kulturës kërkuan që të respektohen kushtet teknike për largimin e cadrës së cirkut.
Prej më shumë se tre dekadash cirku kombëtar ndodhet në afërsi të qendrës së tiranës në rrugën mujo ulqinaku, ndërsa pas kthimit të pronës z.Veliaj, ende nuk dihet se ku do të ndërtohet cirku i ri.
[gallery]22972[/gallery]

Debatet mes përmbaruesve dhe punonjësve të Cirkut Kombëtar

Punonjëset e Cirkut Kombëtar përloten
Pas përplasjes me artistet, përmbarimi pezullon perkohesisht vendimin
Pas disa minutave perplasje dhe tension mes artisteve te cirkut dhe permbarimit, keta te fundit vendosen te pezullojne vendimin perkohesisht.
Artistet shprehen se nuk kishin dijeni per kete vendim dhe nuk kane asnje ide se ku do te shkojne.
"Kjo tendë nuk cmontohet vetëm dëmtohet.Ka ardhur njëherë përmbaruesja. Nuk na ka thënë dikush se duhet të shkojmë diku tjetër. Nuk dimë se ku do të shkojmë. Ne e dinim se do të riktheheshim në shtator ne ishim me leje, u njoftuam me telefon. Ministria e Kulturës duhet të ishte në mbështetjen tonë", shprehen artistet per Report TV.
Ky Vendim per prishjen e cadres se cirkut është marrë dy vjet më parë pas zhvillimit të disa seancave gjyqësore nga pronari Astrit Veliaj, i cili ka blerë truallin dhe ka fituar të drejtën për të zhvendosur Çadrën e Cirkut të Tiranës.
Është hera e dytë që pëmbarimi kërkon të mbyll dyert e Cirkut Kombëtar. Këtë mëngjes drejtuesit e cirkut dhe sindikata e artistëve e kanë penguar përmbarimin, duke protestuar ndaj këtij vendimi. Hera e parë përpjkejes së përmbarimit për të marrë institucionin ishte në shkurt të vitit 2015, ku nisën disa protesta nga drejtuesit dhe punonjësit e institucionit të Cirkut Kombëtar të Tiranës, të cilët kërkuan mbështjen e Ministres së Kulturës, Mirela Kumabro, e cila u premtoi se “Çadra e Cirkut Kombëtar do të qëndrojë në funksion të aktivitetit të artistëve, derisa ministria dhe bashkia sw bashku me pronarin t’ju gjej në strehë të re.
/Shqiptarja.com

VIDEO