Ende pa u tërhequr uji nga përmbytja e fundit, Lezha është përmbytur sërish nga reshjet e rëna gjatë natës së kaluar. Kjo është hera e katërt që Lezha përmbytet në dy javë.
Problemet nisën që ora e para të mbrëmjes së të shtunës ku disa lagje të qytetit të Lezhës u pushtuan nga vërshimi i ujërave malorë. Katet e para të bizneseve dhe shtëpive te banimit u mbuluan nga uji dhe balta.
Qytetarët u izoluar në pallatë, pasi niveli i ujit arriti deri në 40 cm. Por, vazhdimi i reshjeve gjatë natës e zgjeroi edhe më shumë hartën e përmbytjeve në këtë rreth. Mëngjesin e sotëm edhe Shëngjini u zgjua i mbuluar nga uji.
“Mbrëmë erdhi befasishëm nga Torovica, pasi atje duhet të kenë shpërthyer burimet nga prurjet e mëdha, kemi qëndruar gjithë natën zgjuar” tha një banor. Një tjetër u shpreh se, “Përmbytje si sot nuk kemi pasur”.
Disa shtëpi banimi janë përmbytur dhe rrugët e qytetit janë të pakalueshme pasi niveli i ujit është shumë i lartë.
Kreu i Njësisë Administrative Shëngjin thotë se prioritet kanë qenë banorët ku u eshte ardhur në ndihmë.
“Mbrëmë Shëngjini ka qenë në një situatë të jashtëzakonshme përmbytjesh. Erdhi menjëherë. Primare ishte evakuimi i banorëve dhe shpëtimi i njerëzve. Po bëjmë ndërhyrje në pikat kyçe në vendet ku situata është më e rëndë’ tha administratori i Njësisë Administrative Shëngjin.
Probleme të shumta raportohen edhe në njësinë administrative Zejmen, Kolsh Balldre. Dhjetëra hektarë toke dhe disa shtëpi banimi janë nën ujë prej dy javësh.
Ora 13:00 Kurbin, 100 ha tokë nën ujë.
Sipërfaqe të mëdha tokash vazhdojnë prej shumë ditësh të jenë nën ujë.
Situatë mjaft e rënduar është në fushë të Gjormit, në zonën e Fushkuqes, në fshatin Rrahi i Pashës, Gjol i Zi ku niveli i ujit vazhdon në shumë sipërfaqe të tyre të jetë mbi 50 cm.
Dëmet janë të mëdha pasi uji ka asfiksuar tërë bimësinë e mbjellë, po ashtu edhe dru frutorë të ndryshëm.
Banorët ankohen se megjithëse kjo gjendje vazhdon prej më shumë se 10 ditësh asnjë pushtetar nuk ka ardhur për të parë gjendjen.
Një banor i është drejtuar me shkrim kryetarit të bashkisë Laç për gjendjen por asnjë përgjigje nuk ka marrë.
Në total janë mbi 100 ha tokë në gjithë Krubinin nën ujë.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA
VIDEO