Përmbytja në autostradë,Akuza e
Tiranës kërkon dosjen e projektit

Përmbytja në autostradë,Akuza e<br />Tiranës kërkon dosjen e projektit<br>
TIRANE-Prokuroria vijon hetimet për përmbytjet në autostradë në fund të muajit nëntor në vitit të kaluar. REPORT TV mëson se Prokuroria e Tiranës i kërkon ARRSH-së dosjen e projektit të ngushtimit të përroit në urën e Limuthit në autostradë.

Ndërkohë dosja hetimore i është përcjellë komisariatit të policisë Vorë për të kryer veprime në terren. Sipas burimeve për REPORT TV deri më tani janë paraqitur në prokurori 20 biznese që kanë bërë kallëzim për dëmtimin e pronës nga përmbyetja.

Ky hetim po kryhet nga prokurori Ervin Karanxha, ndërsa vlera e dëmit ende nuk është përcaktuar nga ekspertet por përllogaritet të jetë mbi 1 milion euro. Përmbytja në autostradën Tiranë-Durrës ndodhi pasditen e 30 nëntor 2017. 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë