Pas Gjermanisë, Belgjikës dhe Kinës edhe Indi është përfshirë nga përmbytje të shumta. Digat dhe lumenjtë janë "tejmbushur" në Indinë perëndimore ndërkohë që ka filluar evakuimi i popullsisë në zonë.
Ndërkohë që fshati është goditur edhe nga rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga reshjet e dendura të musoneve. Të paktën 36 njerëz kanë humbur jetën në rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet e shkaktuara deri tani, ndërkohë që rezultojnë dhjetëra të zhdukur.
"Digat dhe lumenjtë kanë dalë nga shtratet," u tha gazetarëve Uddhav Thackeray, kreu i qeverisë së shtetit të Maharashtra.
Operacionet e shpëtimit po zhvillohen në shumë zona në Satara, Raigad dhe Ratnagiri. Për shkak të shirave të mëdha dhe fryrjes së lumenjve, ne po kemi vështirësi që të dërgojmë në zonat e prekura makineritë e shpëtimit”, tha një zyrtar i Qeverisë indiane.
Ndërkohë dhjetëra persona të tjerë besohet se kanë mbetur të bllokuar në qarqet në Satara dhe Raigad pas rrëshqitjeve të dheut.
Shtetet fqinje Karnataka dhe Telangana po ashtu kanë raportuar se lumenjtë e tyre janë fryrë dhe autoritetet janë duke e monitoruar situatën. Marina ka vendosur shtatë ekipe shpëtimi në zonat e prekura.
Departamenti i meteorologjisë ka lëshuar alarme të kuqe për disa rajone me parashikime të mëdha shiu për ditët e ardhshme.
Hyderabad, një nga qendrat e teknologjisë së informacionit në Indi, përjetoi reshjet më të mëdha për korrikun në dekadën e kaluar me 30 centimetra (11.8 inç).
Në vitin 2020, pesë nga ngjarjet më ekstreme të motit në botë kishin të bënin me musonet me shi të jashtëzakonshëm në Azi, sipas një vlerësimi nga Christian Aid.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
19.1%
-
Pak
10%
-
Aspak
70.9%
Vota total: 110
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dëmshpërmblim për të përmbyturit në Vlorë, 600 mijë euro për 354 familje! Paratë kalojnë në llogaritë bankare në fund të Janarit
20 Janar, 12:02
-
Himarë/ U përmbyt rruga e bizneset, KLSH nis auditimin për hidrocentralin e ish-deputetit të PD, Vasil Gjika! Në hetim administratori
17 Janar, 16:59
-
E përditshmja britanike 'Manchester Evening News': Shqipëria ndër destinacionet kryesore për pushime në 2025
16 Janar, 20:25
-
Çahet muri i ujëmbledhësit të HEC Sasaj në Bunec, derdhen 15 mijë metra kub ujë! Dëmton 10 biznese e 2 familje! Prefekti i Vlorës për Report Tv: Situata nën kontroll
16 Janar, 13:55
-
FOTOT/ Indi, fillon festivali më i madh fetar në botë, hapësira 40 km² mbushet me çadra për miliona besimtarë
13 Janar, 17:15
-
Përmbytet sërish Vlora / 'Albano & Romina' e disa rrugë të pakalueshme, uji ka hyrë në disa banesa! Qytetarët vendosin thasët me rërë (VIDEO)
12 Janar, 18:29
-
Moti i Keq/ Vendi përfshihet nga shiu e bora, bllokohet bypass i Murrizit e 'Rruga e Arbrit', edhe Vlora nën ujë! Pezullohet mësimi në 77 shkolla
12 Janar, 08:34
-
VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)
9 Janar, 22:49
-
Kina do ndërtojë në Tibet digën më të madhe hidroelektrike në botë
27 Dhjetor 2024, 22:50
-
Përmbytet kopështi “Besëlidhja” më i madhi në Lezhë, fëmijët përcillen në shtëpi! Godina u rikonstruktua 5 vite më parë, kushtoi 50 milionë lek
11 Dhjetor 2024, 08:42
-
Priten reshje me intensitet të lartë në Vlorë, Bashkia apel qytetarëve: Bëni kujdes! Rrugët ku s'duhet të parkoni automjetet
8 Dhjetor 2024, 07:42
-
Mandati i ri i Trumpit dhe lidhjet tregtare me Indinë
2 Dhjetor 2024, 20:32