Përmbytjet, Ademi-Prefektit:
Shpallni emergjencën në Shkodër

Kryetarja e bashkisë së Shkdorës, Voltana Ademi i është drejtuar zyrtarisht me një shkresë Prefektit të qarkut që të shpallë gjendjen e emergjencës në një pjesë të territorit, si pasojë e përmbytjeve që janë shkaktuar ditët e fundit. Bashkia deklaron se “situata është krijuar nga shkarkimet e pakontrolluara dhe të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë, keq-menaxhimi i kaskadës së lumit Drin dhe mungesës së informacionit mbi sasinë dhe kohën e shkarkimeve, si pasojë e këtyre shkaqeve jemi në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme në njësitë administrative Ana e Malit dhe Dajç ku rrezikohet rëndë

shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit”. Por kërkesa pritet që të refuzohet nga Prefekti, nisur nga deklaratat e djeshme se  situata nuk është alarmante. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes 35 fermerë janë bllokuar në Njësinë Administrative Ana Malit nga përmbytjet e dy ditëve të fundit si pasojë e reshjeve te dendura te shiut dhe shkarkimeve nga HEC-et, ndërsa rreth 500-600 ha tokë janë nën ujë. Fshati është përmbytur nga reshjet e dendura të shiut, por edhe shkarkimet e HEC-eve. Fshati më i prekur është Oboti, ku mund të lëvizet vetëm me ndihmën e forcave të ushtrisë.

kerkesa voltana
Kërkesa e Voltana Ademit

d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv