PËRMBYTJET/ Kryebashkiaku i Vlorës: Do bëjmë ‘presion’ në Qeveri për investime në kanalet e ujërave të larta

Shkak i përmbytjeve të 4 tetorit në Vlorë janë kanalet e ujërave të larta, të cilat nuk e përballuan sasinë e lartë të reshjeve. Kështu shprehet kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha në një intervistë për mediat.

“Vlora ka mbajtur halle të mëdha nga ’90 e deri më sot. Ato reshje të 4 tetorit ishin të paimagjinueshme, 84 mm shi ne sec. Edhe sistemi i kanaleve të Vlorës për ujërat e larta nuk është në më të miërn e vet. Kapaciteti i tyre është më i vogël se sa sasia e reshjeve që ra më 4 tetor. Institucionet reaguan në kohë record dhe tashmë ne kemi filluar aksion në gjithë qytetin për pastrimin. Ne do të bëjmë presion në institucionet qendrore (qeveri) për ridimensionimin e kanaleve të larta”, tha ai.

As fondet e bashkisë për dëmshpërblimin e 365 familjeve nuk janë të mjaftueshme, ndaj Dredha kërkon fonde shtesë pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

“Për dëmet në banesa kemi bërë në mënyrë specifike vleresimit dhe janë 365 familje që do të trajtohen për aq sa mund të mbulojmë nga buxheti i emergjencave në bashki, por kemi bërë kërkesë për shtesë fondesh sepse fatura është e lartë. Na kanë ndihmuar dhe bizneset, të cilat do të blejnë për të dëmtuarit pajisje elektroshtëpiake”, shton Dredha.

Kryebashkiaku nënvizon se duhet investuar dhe në hidrovore pasi pompat janë të amortizuara.

“Hidrovori i bashkisë ka punuar më 4 tetor, ndërsa hidrovori i ujësjellësit ka stopuar për shkak të mungesës së energjisë. Duhet investuar dhe atje për pompa të reja”.

 

R.D/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?