Përmbytjet, ndërhyn prefektura
Bashkia Kamëz braktis banorët

Përmbytjet, ndërhyn prefektura<br />Bashkia Kamëz braktis banorët
TIRANË - Reshjet e shiut të rënda ditën e djeshme kanë sjellë pasoja edhe në zonën e Valiasit në Tiranë, duke sjellë përmbytje dhe probleme me kanalet kulluese dhe kolektorët e shkarkimit të ujërave në këtë zonë.

Edhe pse ndodhet në territorin e bashkisë së Kamzës ky institucion nuk ka ndërmarrë asnjë hap për tu ardhë në ndihmë banorëve, por prefektura e Tiranës në bashkëpunim edhe me bordin e kullimit të Tiranës që ka siguruar mjetet duke nisur pastrimin e kolektorëve dhe kanaleve kulluese.

Zëdhënësi i Prefekturës së Tiranës, Ardit Rada bën të ditur se, kjo situatë ka ardhur nga reshjet e shiut. “Dje kanali i Valiasit dhe kolektorët e vegjël kanë shkaktuar problem për banorët. Që dje në orën 15:00 nuk ka pasur asnjë bashkëpunim nga Bashkia Kamëz, e cila manaxhon këtë territor”, ka deklaruar Rada.

Sipas tij, nga mbrëmja e djeshme e deri në mesditën e sotme në terren kanë qenë mjetet dhe perfaqësuesit e Prefekturës Tiranës, kordinatori për këto situata, kryepleqtë dhe Ujësjellësi i Tiranës.

Mjetet e prefekturës janë duke bërë pastrime të kanaleve me qëllim që ujërat të mos sjellin dëme të tjera.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë