Më shumë se 100 persona kanë humbur jetën në Indi nga rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet e shkaktuara nga shiu i fortë muson goditën pjesë të Indisë Perëndimore, ndërkohë që më shumë se 1.000 persona janë shpëtuar pasi ishte bllokuar nga përmbytjet.
Shtetet e Goa dhe Maharashtra janë prekur më së shumti dhe në vend ka filluar frika se përmbytjet mund të zhvendosen drejt qendrës financiare të vendit, Mumbai.
Të paktën 136 njerëz kanë vdekur në Maharashtra, ndërsa në Goa-n fqinje dhe mbi 90 mijë persona janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë.
Kryeministri Narendra Modi tha se ishte i pikëlluar nga humbja e jetëve.
"Situata në Maharashtra për shkak të shirave të mëdha po monitorohet nga afër dhe të prekurve po u ofrohet ndihmë”, shkroi Modi në Twitter.
Ushtria, marina, roja bregdetare dhe Forca Kombëtare e Reagimit të Fatkeqësive janë vënë në kërkim të personave që rezultojnë të humbur.
Fatkeqësitë e shkaktuara nga rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet janë të zakonshme në Indi gjatë sezonit të musoneve, kur reshjet e mëdha të shiut dobësojnë bazat e strukturave që shpesh janë të ndërtuara keq.
Shumë faktorë kontribuojnë në përmbytjet, por ekspertët thonë se ndryshimi i klimës i shkaktuar nga ngrohja globale i bën reshjet ekstreme edhe më të mundshme.
Reshje të mëdha shiu dhe përmbytje kanë goditur gjithashtu Evropën Perëndimore dhe pjesë të Kinës javët e fundit, ndërsa Amerika e Veriut është ndeshur me valë të mëdha nxehtësie.
/LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
12 Mars, 14:12
PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
55.6%
-
Të gabuar
39.7%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 2553
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përmbytjet ende dëm pa ‘faturë’! Fermerëve u del lakra me 'dy kokë', Korreshi përballet me ministrin: Fara jo cilësore
3 Mars, 17:18
-
I përmbyti lumi Vjosa, fermerët e Kafarajt në Fier kërkojnë dëmshpërblim: Askush s’ka ardhur të verifikojë dëmet
3 Mars, 17:00
-
Përmbytjet dëmtojnë bujqësinë në Kurbin, prezenca e gjatë e ujit ka shkatërruar të mbjellat
28 Shkurt, 12:34
-
Tensionet SHBA-Iran/ Britania e Madhe tërheq stafin nga ambasada e saj në Teheran
27 Shkurt, 16:57
-
Dimal/ 300 hektarë me sera në fshatin Goriçan nën 'pushtetin' e ujit, fermerët kërkojnë dëmshpërblim: Jemi të falimentuar
23 Shkurt, 16:35
-
Shkarkimet nga HEC-i Banjës, përmbyten për herë të 3-të fermerët e Petovës dhe Mbrostarit në Fier
20 Shkurt, 14:58
-
INSTAT: Përmbytjet përgjysmuan eksportet e zarzavateve në janar
19 Shkurt, 09:51
-
Mbahet në Indi samiti i Inteligjencës Artificiale! 100 miliardë dollarë investime për ndërtimin e qendrave të të dhënave për IA
18 Shkurt, 11:15
-
Fenomen i çuditshëm në Orikum, deti ngrihet mbi nivelin e zakonshëm dhe përmbyt disa banesa
17 Shkurt, 18:24
-
Del nga shtrati përroi i Kushës! Punimet e ‘Salillarit’ për ndërtimin e aksit Elbasan-Papër bllokuan kanalin! Prefektura për Report Tv: Kompania ka marrë masat
16 Shkurt, 14:08
-
Përmbytjet godasin Evropën, 16 të vdekur në Portugali, një çift i moshuar i zhdukur! Moti i keq prek edhe Italinë, Francën dhe Spanjën
15 Shkurt, 21:34
-
Dimal/ Tokat nën ujë, pranvera mund të shkojë pa të mbjella! Banorët: Asnjë ndihmë nga shteti
15 Shkurt, 10:48