Përmbytjet në Kurbin, nis zgjerimi
i tre përrenjve që përshkojnë qytetin

Përmbytjet në Kurbin, nis zgjerimi<br />i tre përrenjve që përshkojnë qytetin
Pas përmbytjeve masive që përfshinë Kurbinin, Bashkia ka nisur ndërhyrjet në zonat më problematike.
 
Prej 3 ditësh ekskavatorë dhe fadroma po punojnë për hapjen dhe zgjerimin e tre përrenjve që përshkojnë qytetin, të cilët ishin dhe shkaktaret kryesore të përmbytjeve.
 
Në të njëjtën kohë mjetet dhe punonjësit e Shërbimeve të Bashkisë Kurbin po punojnë edhe në Njësitë Admnistrative të Milotit dhe të Fushë Kuqes ku pati përmbytje.
 
Sipas të dhënave janë më shumë se 120 familje të cilat kanë pasur dëmtime nga vërshimi ujerave, ndërsa është bërë e ditur se do të kërkohet mbështetja e Qeverisë për dëmshperblimin e banorëve të prekur nga përmbytja.
 
Nga dalja e përrenjve në qytetin e Laçit një 48-vjeçar humbi jetën.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran