Përmbytjet në Obot, situata problematike,banorët: Ndihmat janë të pamjaftueshme

Prej më shumë se 4 javë banorët e Obotit janë të mbulur me ujë, ata thonë se ndihmat për të kaluar vështirësitë kanë qenë të munguara. Sipas tyre edhe uji për të pirë ka qenë shumë i pakët. Situata në zonën e Obotit në Shkodër vijon të jetë shqetësuese, banorët shprehen:  “ Jo vetëm që nuk jemi  furnizuar me ujë, por edhe ndihma ushqimore nuk ka dërguar asnjeri”. Këta banorë kanë humbur me dhjetra hektarë të mbjella, të cilat prej katër javësh tashmë janë nën pushtetin e ujit. Nga emergjencat civile thuhet se janë ndarë ndihma, por banorët janë të pakënaqur me ndarjen e tyre. Zona e Obotit është e mbuluar me ujë për më shumë se 4 javë, ndërsa ujësjellësi i këtij fshati ka dal jashtë funksionit që në vërshimin e parë të ujit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?