Përmbytjet e fundit në Lezhë dhe Kurbin nga të cilat u shkaktuan dëme të konsiderueshme, nxjerrën në pah problematikat me sistemin e kullimit.
Pavarësisht hapjes së kanaleve përgjatë viteve të fundit, sipas specialistëve të bujqësisë dhe kullimit, nuk janë ndjekur skemat për kullimin, çfarë ka sjell mos evadim të ujerave.
“Në Shqipëri funksinojnë skemat e kullimit. Këto skema janë unitare dhe nuk mund të cënohen. Çdo ndërhyrje në to gjatë 35 viteve të fundit është bërë pengesë për evadimin e ujit”, tha Preng Marku, Specialist i Bujqësisë dhe Kullimit.
Preng Marku, thotë se autoritetet përgjegjëse duhet të lënë propagandën, por të veprojnë me plane konkrete për të shmangur përmbytjet.
“Ka vite të tëra që nuk ka topograf që nuk masin se sa është nevoja për gërmim në të gjithë rrjetin kullues. Njerzit që janë kompetent të lënë propagandën, por të angazhojnë topografët, të nzjerrin volumet dhe kuotat e gërmimeve”, tha ai.
Si zgjidhje për të shmangur përmbytjet në Kurbin Gjergj Çuli, specialist i kullimit, sugjeron vendosjen e pompave të reja me kapacitet më të lartë, si dhe mbajtjen nën monitorim të vazhdueshëm të kanaleve kulluese, të cilat bllokohen nga mbetjet duke mos kryer funksionin në kohë.
“Mbeturinat janë problem i vazhdueshëm. Për këtë duhet një studim i kujdeshëm. Duhet me sjell puntor, dikur angazhoheshin brigada. Po ashtu duhet zevendësuar pompat e vitit 1961. Nga 4 që janë aktualisht me 10 litër në sekond të vendos dy pompa 10 metërkub në sekond dhe me 20 meterkub në sekond e zgjidh përfundimisht problemin e përmbytjeve në këtë zonë”, tha Gjergj Çuli, Specialist Kullimi.
Lezha dhe Kurbini ishin ndër zonat më të prekura nga reshjet intensive të shiut gjatë këtij fillimviti. Si pasoje e vërshimi i ujërave u përmbytem mbi 4500 hektarë tokë bujqësore dhe afro 300 banesa, duke shkaktuar dëme të shumta dhe vështirësi për banorët.
Komente











