Përmbytjet në Vlorë/ Prefekti: Administrata duhet shkundur, do mbajë përgjegjësi kush s'reagoi në kohë! Edhe KLSH nis auditin! PD kallëzon në Prokurori

Prefekti i Vlorës Kristo Koço ka paralajmëruar se do të vihen para përgjegjësisë të gjitha ata të cilët nuk reaguan në kohë më 4 tetor kur Vlora u përfshi nga reshje të dendura shiu dhe çarja e kanalit të ujrave të larta shkakoi përmbytje të mëdha në qytet.

Në një intervistë për Report Tv, ditën e sotme ai u shpreh se problem kanë qenë kanalizimet dhe pastrimi. 

“Përgjegjësia do mbahet për këdo që s’ka reaguar në kohë. Administrata do shkundur, nuk mund të paguhen me taksat e popullit dhe të mos bëjnë detyrën si duhet. Problem kanë qenë kanalizimet dhe pastrimi. Megjithatë do të bëhet analizë”, tha ai për Report Tv.

Prefekti u shpreh se qytetarët të cilët kanë pasur dëme në banesa e biznese duhet që të ndihmohen.

Sipas tij, duhet që të ishte bërë reagimi në kohë nga ana e institucioneve në mënyrë që të ishin marra masa nga qytetarët.  

"Unë si prefekt ndjej përgjegjësinë personale dhe të institucionit që drejtoj dhe në vazhdimësi do të diskutojmë me seriozitet për shkaqet që çuan në këtë situatë. Ajo që ka rëndësi është që ne duhet të gjendemi pranë qytetarëve që janë dëmtuar nga kjo situatë ti ndihmojmë dhe të shikojmë dëmshpërblimet. Pas kësaj është imediate që të diskutojmë dhe analizojnë situatën e kanalizimeve nëntokësore. Nuk mundemi përtej asaj që ishte tre orë me 180 mm shi, por ne duhet të jemi të pregatitur për këto situata.

Na del për detyrë të shikojmë mënyrën më të mirë të organizimit me emergjencat për logjistikën e duhur. Do parë që në fillim mënyra e paralajmërimit dhe marrja në kohë të masave apo reagimi në kohë. Fillimisht duheshin lajmëruar njerëzit që të marrin masa që t’na ndihmonin për të minimizuar këto dëme', tha ai për Report Tv.  

Ndërkohë dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit ka njoftuar se do të bëhet audit. Nga ana e saj PD ka bërë padi në prokurorinë e Vlorës për të nisur një hetim për shkaqet që çuan në përmbytjen e Vlorës më 4 tetor 2024. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:00
Përmbytjet në Vlorë, Dredha: Mund të përmirësojmë gabimet që janë bërë në 30 vite

1728302699_dredha.png

Foto: Ermal Dredha mbledhje për përmbytjet në Vlorë

Është zhvilluar mesditën e sotme takim në bashkinë e Vlorës me të gjitha strukturat, për situatën e përmbytjeve. Takimin e ka drejtuar kryebashkiaku Ermal Dredha dhe i pranishëm ishte edhe prefekti i qarkut të Vlorës Kristo Kiço.

Pjesë e takimit përfaqësues të Ujësjellësi kanalizimeve,ndërmarrjes së shërbimeve publike, ndërsa ishin ftuar dhe ish drejtues në vite të këtyre institucioneve në varësi të bashkisë së Vlorës, të cilët të gjithë përbëjnë atë që është quajtur, komiteti teknik për situata të tilla.

 “Kjo është detyra e të gjithë institucioneve për të menaxhuar situatën. E shikoj shumë të nevojshme që ky takim që bëhet sot të zhvillohet edhe disa herë të tjera përgjatë mandatit tim, pasi shikojmë nevojën për ndërhyrje ne infrastrukturën, mund të përmirësojmë gabimet qe janë bërë në 30 vite, falenderoj të gjitha institucionet që kanë kountribuar dhe po kontribojnë” tha Ermal Dredha.

Të premten e 4 tetorit qyteti bregdetar Vlorës u përmbyt si pas reshjeve të dendura të shiut. Shumë shtëpi dhe biznese u dëmtuan si pasojë hyrjes së ujit në këto struktura dhe rrëshqitjeve të dheut, kryesisht në zonën e Kalasë.

Ora 12:43
Përmbytjet në Vlorë/ Dega e PD-së kallëzim në Prokurori për shpërdorim detyre: Kemi fakte dhe prova! Të nisin hetimet dhe të vihen para drejtësisë përgjegjësit

VLORË - PD e degës së Vlorë ka bërë një kallëzim në Prokurorinë e rrethit lidhur me përmbytjet në qytetin bregdetar prej shirave të 4 tetorit.

Vlora pati përmbytje masive për dy ditë, prej shiut të dendur, ku cedoi funksionimi i kanalit të ujërave të larta që nuk çonte ujin në hidrovorin e Vlorës.

Për mediat, kreu i PD-së së Vlorës, Atird Hoxha thekson se ka depozituar kallëzim në prokurori me një sërë faktesh brenda për ngjarjet e 4 tetorit dhe i kërkon prokurorisë të veprojë me shpejtësi.

'Në lidhje me përmbytjet e zhvilluara në qyteti ne hasura në reshjet e 4 tetorit të 2024, kemi depozituar në prokurori në kallëzim penal për këtë ngjarje. Ky hap vjen nga PD e Vlorës për drejtësi dhe përgjegjësi sa i takon dëmeve. Ky veprim ka një sërë faktesh që kanë ndodhur në përmbytje. Kërkojmë që prokuroria të veproj më shpejtësi pavarësisht se ditët kalojnë. Nuk kemi parë prokuror në terren.

Kemi kallëzuar ku kemi bërë të qartë veprime që prokuroria të kryejë marrjen e provave në terren. Institucionet shtetërore të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të minimizuar dëmet në pronat e qytetarëve dhe të marrë përgjegjësi për dëmet. Pasi këto përmbytje nuk kanë ndodhur si pasojë e reshjeve të pretenduara nga kryetari i bashkisë. Ka ardhur si neglizhencë e mos veprimit të cilin institucione duhet të kishin ndërmarrë si kanalizimet e ujërave të sipërme që ceduan gjatë 4 tetorit dhe duhet të mbajnë përgjegjësi.'

Sa i përket përgjegjësve për këtë situatë, Hoxha shton se i takon prokurorisë ti nxjerrë. Kallëzimi ka për qëllim nisjen e hetimeve, ku mund të merren të gjithë në shqyrtim, që nga kreu i bashkisë tek emergjencat civile dhe OSHEE.

'Përgjegjësit duhet t’i nxjerri prokuroria. Kemi nxjerrë fakte dhe prova në terren që i kemi vënë në dispozicion. Vihemi në dispozicion kur ta regjistrojnë hetimin. Duhet të kishte nisur duhet të kishte veprime konkrete. Deri tani nuk ka asnjë njoftim me nisjen e hetimeve. Sot kemi depozituar këtë kallëzim në emër të PD. Kallëzim për shpërdorim detyre. Kjo është detyra që lind sot nga prokuroria. Kush janë ata që kanë shpërdoruar detyrë, për dëme që llogariten në qindra miliona euro. Nuk kemi bërë kallëzim me emra konkret. Po kërkojmë nisjen e hetimeve sa i takon shpërdorimit të detyrës. Nga kreu i bashkisë, emergjenca civile, OSHEE.'

Shumë banesa e biznese u përfshinë nga vërshimi i ujit më 4 tetor, teksa u paralizua qarkullimi i lirë në qytetin e Vlorës. Tashmë situata është normalizuar por shenjat e përmbytjeve janë ende të dukshme, ku qyteti duket i përfshirë vende të ndryshme nga balta dhe inertet.

Ora 12:36
Përmbytjet në Vlorë, KLSH nis auditim institucioneve! Do zbardhen shkaqet e përgjegjësitë

1728226862_permbytjetnevlore.jpg
 

Foto: Vlora e permbytur, 4 tetor

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur ditën e sotme një auditim në lidhje me situatën e përmbytjeve në Qytetin e Vlorës shkaktuar pas reshjeve të dendura të 4 tetorit.

Pjesë e këtij kontrolli do të jenë disa institucione, ku do të auditohet me prioritet për shkaqet që çuan në këtë situatë problematike.

Grupi i auditimit ka nisur tashmë punën pranë këtyre institucioneve si dhe në terren. Pritet që pjesë e këtij auditimi të jenë institucionet e pushtetit lokal si dhe ato qëndror, si për shkaqet që çuan në përmbytjet po ashtu edhe për menaxhimin e situatës nga institucionet përkatëse.

Auditimi i cili është ngritur me prioritet mbi situatën dhe në mënyrë emergjente, do të zgjasë disa ditë ku në fund do të jetë dhe raporti përkatës.

S.B/A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • jani: 07/10/2024 23:42

    DUKE QENE SE VLORA VJEN E ULET NE DET DHE NGRIHET NGADAKE NE DREJTIM TE KODRAVE,,,QYTETI DUHEJ TE KISHTE RRUGE TE GJERA,,,,HAPSIRA MES PALLATEVE 50M,,,,,DHE ME KANALE PER LARGIMIN E UJIT 1-2 M TE GJERA,,,A JANE BERE KETO ,ZERO,,JO,,KENI 30 VJET QE PUNONI PER TE SHKATARRUAR QYTETIN DUKE BERE PALLATE KU TE MUNDNI....E NJEJTA GJE DHE ME DURRESIN,,,,SHENGJININ,,SARANDEN,, KY DREDHA E MORI SI ME THENE DERRIN NE THES...ATY DUHEN 500.MILION EURO INVESTIME ..PER GABIMET E BERA NE 30 VJET....NE SI SHQIPTARE JEMI SHUME TE ZOT PER TE BERE GABIME....PER INVESTIME NUK KEMI PARA SE DO I VJEDHIM NJEHERE.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    18 Nëntor, 10:37

    Bonus 100 e 150 euro për fundvit për pensionistët, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Operacioni kundër kriptomonedhave/ Prokuroria ka lëshuar 20 urdhra, ja si u futën në kurth! 6 nga të dyshuarit janë pronarë pikash Exchange, dyshohet për pastrim parash

Operacioni kundër kriptomonedhave/ Prokuroria ka lëshuar 20 urdhra, ja si u futën në kurth! 6 nga të dyshuarit janë pronarë pikash Exchange, dyshohet për pastrim parash