Përmbytjet përplasin Ademin
me Bushatin e Xhaçkën/ Debati

Përmbytjet përplasin Ademin<br />me Bushatin e Xhaçkën/ Debati<br /><br>
Përmbytjet në Shkodër vijojnë që të përplasin qeverinë dhe opozitën. Kryebashkiakja Voltana Ademi nuk i ka kursyer akuzat ditët e fundit në drejtim të qeverisë për faktin se nuk ka pranuar që të shpallë gjendjen e emergjencës. Voltana Ademi e ka konsideruar në përkeqësim situatën e krijuar nga shkarkimet e HEC-eve në zonat e përmbytura të Nënshkodrës. Kryetarja i ka kthyer një përgjigje në distancë edhe ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, duke thënë se përmbytja ka ardhur pikërisht si pasojë e shkarkimeve nga HEC-et dhe jo nga kanalet kulluese.

Banorët e dinë që janë përmbytur jo nga mosfunksionimi i kanaleve kulluese, por nga shkarkimet e HEC-eve. Fotot e demonstruara nga Xhacka mund të jenë të Lushnjes, Fierit apo Sarandës. As Xhaçka dhe asnjë qeveritar nuk ka qenë në territor për t'u njohur me situatën, për të takuar banorët në zonat e izoluara. Nuk po flas këtu për takime të rastësishme” ka vijuar Ademi, duke shtuar se nevojitet shpallja e gjendjes së emergjencës në zonat e përmbytura. Por  nuk ka vonuar reagimi i ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, i zgjedhur në 25 qershor si deputet në qarkun e Shkodrës. Ai përmes një postimi në Facebook thotë se Shkodra ka nevojë për një bashki që i shërben qytetarëve e jo për polemika boshe pa kurrëfarë përmbajtje, ndërsa nuk kursen edhe ironinë për mbetjet.

Kur natyra “ndihmon” Bashkinë Shkodër duke i grumbulluar mbetjet Velipojë. Shkodra ka nevojë për një Bashki që i shërben qytetarëve e jo për polemika boshe pa kurrëfarë përmbajtje! Për një Bashki që punon e nuk vegjeton! Për një Bashki që përqafon progresin e zhvillimin e jo militantizmin politik përjashtues që nuk i krijon mundësi Shkodrës të çlirojë energji pozitive! #punëjollogje” thotë Bushati.  Megjithatë, Ademi këmbëngul se situata është e rëndë. Nga informacionet e bashkisë së Shkodrës deri pasditen e sotme janë 2540 ha të përmbytura dhe shumë banesa të rrethuara nga uji.

Ministria e Mbrojtjes njofton se 150 efektivë të FA me 13 mjete të kalueshmerisë së lartë dhe motorbarka janë aktualisht të angazhuara në zonat e prekura nga uji në Shkodër. Në mesditë mbërritën në këto zona një grup efektivesh nga Komanda Mbështetëse si perfocim për batalionin e Vaut të Dejës.

Bushati
Bushati
Fotot e publikuara nga Bushati

INFROAMCIONI SIPAS BASHKISE SE SHKODRES
Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë Administrative të përmbytura situata e përmbytjeve vazhdon të përkeqësohet dhe sipërfaqja totale ka arritur mbi 2540 Ha. Në detaje paraqitet si më poshtë:

Njësia Administrative Dajç:

Deri në këto momente, janë mbi 900 ha tokë e përmbytur në Njësinë Administrative të Dajçit: Fshati Mushan (kënetë dhe argjinaturë) 300 ha, fshati Shirq 250 ha, fshati Suka-Dajç (kënetë) 100 ha, fshati Dajç (kënetë) 130 ha, fshati Darragjat 50 ha, fshati Samrisht i Ri 15 ha, fshati Samrisht i Vjetër 10 ha, fshati Pentar 25 ha, fshati Belaj 20 ha..Kalimi bëhet i mundur me mjete të larta. Niveli i ujit ka pësuar rritje sipas hidrometrit në kuotën 6.63cm dhe ka tendencë rritjeje.Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, bimë dekorative dhe të tjera si më poshtë:

Sipërfaqja e përmbytur e mbjellë me kultura bujqësore është si më poshtë:

1. Foragjere dhe jonxhe 283 ha

2. Bime dekorative 10 ha

3. Vreshte 0,5 ha

4. Grurë 5 ha

5. E pakultivuar 481.5 ha

Në lagjen Zadrimë, lagjen Marinaj dhe lagjen e Maçit në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 20 familje dhe në fshatin Mushan 5 familje. Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit afërsisht në 300 m gjatësi.

Në Njësinë Administrative Dajç nevojiten 80 (x 8litër) bidona ujë për banorë.

Njësia Administrative Ana e Malit:

Në Njësinë Administrative Ana e Malit, situata vijon të jetë e përkeqësuar dhe paraqitet më e rënduar. Në Obot kalohet vetëm me varka. Mbi 1200 ha tokë janë të përmbytura: Fshati Muriqan 420 ha, fshati Oblikë 580 ha, fshati Obot 200 ha. Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje. Në 2 shtëpi ka hyrë uji me rreth 10 cm. Nga sipërfaqja e mësipërme, sipërfaqja e mbjellë me kultura bujqësore vlerësohet në 890 Ha , të shpërndara si më poshtë:

1. Jonxhe 713 Ha

2. Kultura të dyta foragjere 139 Ha

3. Grurë 5 Ha

4. Sera 3 Ha

5. Bimë dekorative 20 Ha

6. Vreshtë 1 Ha

7. Ullishte 2 Ha

8. Agrume 1Ha

9. Tunele 1

10. Pemëtore 3

11. Perime 2

12. E pakultivuar 310 Ha

Në njësinë administrative Ana e Malit Ujësjellsi Oblika1, si pasojë e përmbytjeve, është jashtë funksionit. Bashkia Shkodër me anë të dy mjeteve autobotë ka bërë dhe po bën furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm.

Në Njësinë Administrative Ana e Malit,në fshatin Obot nevojiten 61 palë çizme të gjata

për banesat , 100 thasë miell për familje dhe 210 (x 8litër) bidona ujë për banorë.

Njësia Administrative Bërdicë:

Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 290 ha tokë e përmbytur e ndarë sipas fshatrave si më poshtë:

1. Fshati Trush 140 ha

2. Fshati Bërdicë e Madhe 80 ha

3. Fshati Bërdicë e Sipërme 70 ha

Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, dhe të tjera si më poshtë:

1. Jonxhe dhe foragjere 175 Ha

2. Grurë 3 ha

3. E pakultivuar 112 Ha

Njësia Administrative Velipojë:

Në njësinë administrative Velipojë, në fshatin Baks i Ri janë të përmbytura mbi 20 Ha tokë të mbjella me kulura bujqësore.

Njësia Administrative Rrethina:

Në njësinë administrative Rrethina janë të përmbytura 70 Ha tokë e ndarë sipas fshatrave si më poshtë. Në fshatin Zues janë të përmbytura 70 Ha tokë nga të cilat 10 Ha ndodhen poshtë fshatit Zues dhe 60 Ha tokë e këtij fshati në fushën e Oblikës. Nga këto janë Jonxhe+foragjere 40 Ha.

Qyteti Shkodër:

Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 60 ha. Pas inspektimeve më të fundit rezulton se në rrugën Et‘hem Kazazi ka prezencë uji dhe në një segment prej 10 metrash ka vështirësi kalimi. Në këtë rrugë ndodhen mbi 40 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre dhe nga këto 4 familje mbajnë bagëti, ku si pasojë e fushave të përmbytura paraqiten vështirësi në sigurimin e ushqimit për to. Këto familje furnizohen me ujë të pijshëm nepërmjet puseve dhe ky paraqitet si problem.

Në lagjen Ajasëm janë rreth 80 dynym tokë e mbuluar nga uji dhe si pasojë 5 familje të cilat mbajnë rreth 100 krerë bagëti kanë vështirësi në sigurimin e ushqimit për to.

Njësia Administrative Guri i Zi:

Në njësinë administrative Gur i Zi konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore.Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës.

Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara.

Nevojat për bazë ushqimore minimalisht 7 ditore për vazhdimësinë, për blegtorinë, në zonat e përmbytura janë imediate dhe paraqiten si më poshtë:

1. Koncentrat 45 t (10 t Nj.ad Ana e Malit, 30 t Nj.ad Dajç , 5 t Nj.ad.Rrethina)

2. Bar i thatë 10 t (10 t Nj.ad Ana e Malit)

Kërkojmë një kamion ushtrie për shpërndarjen e ndihmave në terren dhe varka në varësi të gjendjes.

Nga komunikimi elektronik me Institucionin e Prefektit jemi njoftuar se nesër me date 19.03.2018 nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes janë siguruar rreth 20 tonë bazë ushqimore për gjënë e gjallë në zonat e përmbytura dhe kërkohet plani i shpërndarjes.

Për sa më sipër ju bëjmë me dije se nevojat e fermerve nuk i përmbush sasia e pamjaftueshme dhe e vonuar e ardhur, pasi numri i fermerëve në zonat e përmbytura është 277 me tendencë rritjeje dhe nga kohëzgjatja e situatës së emergjencës.

Plani i magazinimit dhe shpërndarjes së sasisë së ofruar nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes është si më poshtë :

10t koncentrat do të magazinohen pranë magazinës tone pranë Konviktit “Safet Spahiu”. Kjo sasi e destinuar për nj.ad Ana e Malit.

10t koncentrat do të magazinohen pranë magazinës tonë në nj.ad Dajç Kjo sasi e destinuar për nj.ad Dajç .

Në rast moskalimi me mjetet e larta të ushtrisë në fshatin Obot , 4 t nga sasia e magazinuar në Konviktin “Safet Spahiu”, do të magazinohet në nj.ad Dajç , për tu shpërndarë me varka.

Sasia prej 20 t koncentrat do tu shpërndahet 277 fermerve në varësi të llojit të gjësë së gjallë. Bashkia Shkodër disponon listat e fermerve dhe gjësë së gjallë.

Nga ana tjetër, duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit.

Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në këto njësi pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit.

Edhe pse kjo kërkesë është përsëritur disa herë, akoma Bashkia Shkodër nuk ka një përgjigje zyrtare nga autoritetet përgjegjëse.

Insistojmë në kërkesën tonë të vazhdueshme për shpalljen e emergjencës civile në një pjesë të territorit të Bashkisë së Shkodrës pasi situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë në kaskadën e lumit Drin.

Bashkia Shkodër është e angazhuar në monitorimin dhe përgjigjen në çdo kohë të nevojave emergjente të banorëve.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike