TIRANE - Në një deklaratë për mediat sekretari i PD-së Arben Ristani akuzon qeverinë se po neglizhon më përmbytjet në jug të vendit dhe tha se ajo i detyrohet te gjithë shqiptarëve dëmshpërblim. Ristani në fjalën e tij tha se dora kriminale e qeverisë po rëndon mbi qytetarët duke kërkuar hetim për mosfunksionimin e hidrovoreve referuar këtu deklaratës së ministrit të Bujqësisë se shkak ishte mungesa e energjisë elektrike. Ai akuzoi qeverinë se ka hequr plot 5 milionë dollarë nga fondi i investimeve i parashikuar për kullimet dhe kanalizimet.

“Ndërkohë ministri i Bujqësisë deklaroi se hidrovoret kanë qënë jashtë shërbimit ditët e reshjeve, se nuk kanë pasur energji. Ja ku del njëra dorë e qeverisë. Kjo është një dorë kriminale që duhet hetuar me urgjencë dhe përgjegjësit para ligjit për këtë maskaradë që kanë kryer me jetën e pronat e qytetarëve. Dora tjetër e qeverisë është kujdesur të heq fondet parashikuar për kullime dhe kanalizime. Janë hequr 5 mln dollarë, që po të ishin investuar qindra familje do të kishin shpëtuar nga uji e balta”,-tha Ristani në një dalje për mediat nga selia blu mesditën e së martës
 
Sipas sekretarit të Pergjithshëm të Demokratëve  për banorët spo bëhet asgjë por partia që ai drejton do të jetë pranë tyre për ti ndihmuar me ctë mundet tha Ristani referuar visiztës së këtij të fundit në qytetin e Vlorës gjatë ditës së djeshme

​“Populli vuan nga përmbytjet aq sa nuk ka vuajtuar në 20 vitet e fundit të marra së bashku. Kjo qeveri nuk ka bërë asgjë, ose ajo çfarë ka bërë është lënia pa energji elektrike e hidrovorëve. Qytetarët janë në dorë të Perëndisë sepse qeveria dhe Edi Rama nuk e kanë mendjen të hallet e tyre. Partia Demokratike do të kërkojë llogari deri në fund. I nxisim qytetarët të kërkojnë të drejtën e tyre dhe të evidentojnë dëmet që kanë pësuar. Qeveria u detyrohet dëmshpërblim të plotë e të shpejtë dhe ne do të jemi në krah të tyre derisa kjo të ndodhë”, deklaroi Ristani.

Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm, Arben Ristani
 Përmbytjet në Fier e në Vlorë, por dhe në zona të tjera të Jugut, janë dramatike jo vetëm për dëmet që kanë sjellë në qindra familje e biznese, por sidomos për faktin se, shkaku kryesor është neglizhenca e qeverisë. Unë takova dje banorë të Fierit e të Vlorës. Edhe pse të mbuluar nga uji dhe balta, ata nuk kanë parë dhe as takuar qoftë edhe një punonjës, një përfaqësues të bashkive apo të qeverisë.

Ndërkohë, ministri i bujqësisë, deklaroi se hidrovoret kanë qënë jashtë shërbimit në ditët e reshjeve. Pse? Se nuk kanë pasur energji. Ja ku del njëra dorë e qeverisë.
Kjo është një dorë kriminale në fakt, që duhet hetuar me urgjencë dhe përgjegjësit duhet të shkojnë para ligjit për këtë maskaradë që kanë kryer me jetën e me pronat e qytetarëve.

Dora tjetër e qeverisë është kujdesur të heqë fondet e parashikuara për kullime dhe investime në kanalizime. Janë ulur me 25.6 përqind këto fonde, ose janë hequr 5 milionë dollarë, që po të ishin investuar, qindra familje do të kishin shpëtuar nga uji dhe balta. Qytetarët jane të përmbytur nga uji dhe balta, nga ana tjetër, kemi kryeministrin që nuk shpreh as keqardhje, por merret me ceremoni sportive e kërkon të fitojë me çdo kusht merita aty ku nuk i takojnë.

Po ky kryeministër që premtoi se do të investonte 160 milionë dollarë në kullim e ujitje për 4 vite, që nuk do të lejonte përmbytjen e asnjë pëllëmbe tokë, që gënjen paturpësisht dhe thotë se aq sa ka investuar ai, nuk janë investuar në 20 vitet e fundit. E në fakt, populli vuan nga përmbytjet sa nuk ka vuajtur në 20 vitet e fundit të marra së bashku sepse kjo qeveri nuk ka bërë asgjë, ose ajo çfarë ka bërë është lënia pa energji elektrike e hidrovoreve. Asnjë dollar i investuar, asnjë metër kullim. Qytetarët janë në dorë të perendisë, sepse qeveria dhe Edi Rama nuk e ka mendjen te hallet e tyre, madje duket sikur as me sy nuk e sheh se cfarë ndodh. Partia Demokratike do të kërkojë llogari deri në fund.

Ne i nxisim qytetarët të kërkojnë të drejtën e tyre e të evidentojnë dëmet që kanë pësuar.Qeveria u detyrohet dëmshpërblim të plotë dhe të shpejtë, e ne do të jemi në krah të  tyre derisa kjo të ndodhë.

Redaksia online
(s.m/Shqiptarja.com)