Përmet- Pasditen e sotme në shtratin e lumit Vjosë pranë fshatit Kanikol, të Njesisë Administrative Çarshovë, është gjetur një skelet i pjesshëm i një personi të paidentifikuar, (Kafka dhe gjymtyrët e poshtëm si dhe disa tesha). Ky person dyshohet të jetë mbytur në lumin Vjosë para disa muajsh në Greqi.
Njoftimi i policisë
Më datë 06.05.2018, rreth orës 17:00, në shtratin e lumit Vjosë pranë fshatit Kanikol, të Njesisë Administrative Çarshovë, është gjetur një skelet i pjesshëm i një shtetasi të paidentifikuar, (Kafka dhe gjymtyrët e poshtëm si dhe disa tesha) Ky shtetas dyshohet të jetë mbytur në lumin Vjosë para disa muajsh në Greqi. Nga teshat e gjetura dyshohet të jetë shtetas nga vendet e treta. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet.

Komente
