KUKËS- Një 5 vjeçare është aksidentuar nga një makinë sot në Kukës në shëtitoren e qytetit në afërsi të Gjimnazit “Havzi Nela”.
Lirim Matmuja, 23 vjeç, banues në fshatin Breg-Lumë, Kukës u arrestua pasi me makinën e tij “Ford” përplasi 5 vjeçarin me iniciale L.C., banuese gjithashtu në Kukës, dhe u largua nga vendi.
Vogëlushi është dërguar menjëherë në spital ku ka marrë ndihmën e parë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com