Përplasen dy mjete në 'aksin e vdekjes' në Shkodër, humb jetën pasagjerja 74-vjeçare

Përplasen dy mjete në 'aksin e vdekjes' në Shkodër, humb jetën pasagjerja 74-vjeçare

Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e njohur si Kryebushat në Shkodër. Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve tip Benz ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Shkodrës bashkëshortja e njërit prej drejtuesve e cila udhëtonte si pasagjere.

Mësohet se viktima është Nurie Bushaj, 74 vjeç ndërsa i plagosur ka mbetur bashkëshorti i saj Ymer Bushaj 67 vjeç. Dëmtime ka marrë edhe shoferi i mjetit tjetër.

Ky është një aks rrugor i cili edhe më parë ka prodhuar aksidente rrugore.

Rreth dy muaj më parë në të njëjtin vend humbën jetën dy gra pasi mjeti me të cilin ato udhëtonin u godit nga një tjetër automjet.

Foto nga vendi i ngjarjes

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

SHBA paketë e re ndihme afatgjatë për Ukrainën, 1 miliardë vetëm për mbrojtjen ajrore dhe artilerinë

SHBA paketë e re ndihme afatgjatë për Ukrainën, 1 miliardë vetëm për mbrojtjen ajrore dhe artilerinë