I droguar me vajzën e vogël në makinë, veprimet e Sulejmanit pas aksidentit: Mori të bijën dhe u fut mes rrugicave, një i afërm i çoi në spital! Gjobitet me 105 mijë lekë, i hiqet patenta për 2 vite

Ajas Sulejmani, shoferi i automjetit tip "G Class" që përplasi çiftin dhe foshnjën 3 muajshe në karrocë në rrugën e Kavajës, megjithëse ishte gjobitur 8 herë rresht për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, nuk e kishte lejen e drejtimit të pezulluar. 39-vjeçari, e kishte marrë patentën para 3 javësh, ndërsa ditën e djeshme, pas aksidentit i është pezulluar 24 muaj pasi nga verifikimi me drogëtestues ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike kanabis.

Lejen e drejtimit e kishte marrë para 6 vjetësh në Tepelenë (Gjirokastër) kategoria B dhe gjatë kësaj kohe kishte masa administrative të ndryshme në historikun e tij si drejtues mjeti, nga të cilat dy për shkelje të sinjalizimit rrugor, një për shkelje semafori, një për shpejtësi mbi normat e lejuara, një për rrip sigurie, një për xhamat dhe dy për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Report Tv mëson se pas aksidentit, Sulejmani ka dalë i tronditur nga makina. Vuri duart në kokë kur pa se çfarë kishte bërë dhe veproi me shpejtësi. Ai u kthye tek makina dhe në sediljen e prapme mori vajzën e tij të vogël, e cila për shkak të aksidentit kishte nisur të qante.

Të bijën e mori në krah, nxitoi të merrte edhe dicka në kroskotin e makinës dhe u largua së bashku me të përmes rrugicave. Menjëherë ka njoftuar një person të afërt që e ka marrë me automjet tip Mercedes Benz ML për ta dërguar në një spital privat pranë Kthesës së Kamzës pasi kishte frikë se ishte dëmtuar vajza e vogël nga goditja e fortë, e shkaktuar nga aksidenti.

Gjendja shëndetësore e bashkëshortëve Vilma e Arjan Konomi paraqitet e qëndrushme, ndërsa kanë dal tashmë nga trajtimi intensiv. Janë zhvendosur në pavion dhe po trajtohen për politraumë. Kanë dëmtime të shumta në pjesë të ndryshme të trupit. Kurse fëmija i tyre tre muajsh ka dal nga spitali në mëngjes dhe është marrë nga familjarët, pasi nuk ka pasur dëmtime.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e djeshme kur çifti me foshnjën po kalonin vijat e bardha. Pas aksidentit të rëndë, 39-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes duke e lënë në mes të rrugës familjen e plagosur. Ishin kalimtarët e rastit që i ofruan ndihmën e parë çiftit Vilma Konomi, 43-vjeçe, Arion Konomit, 48-vjeç, dhe foshnjës 3 muajshe ndërsa janë dërguar në spitalin e Traumës për mjekim.

Report Tv ka siguruar edhe videon, ku Ajas Sulejmani, me shpejtësi dhe duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, i përplasi teksa po kalonin në vijat e bardha dhe me semafor jeshil të ndezur, e më pas del nga rruga. Arratia 39-vjeçarit, zgjati rreth 3 orë, pasi u arrestua në një spital privat në Tiranë. Menjëherë pas aksidentit, policia shoqëroi si dëshmitar edhe kushëririn e tij, i cili nuk dihet nëse ishte pasagjer në makinë. Report Tv ndoqi live shoqërimin e kushëririt të Sulejmanit, ku shihet se ai bashkë me shokun e tij kontestuan me këmbëngulje dorëzimin e celularit tek efektivët e policisë, por në fund u dorëzuan.

Ajas Sulejmani, nuk është një emër i panjohur për policinë, si brenda vendit ashtu edhe jashtë vendit. Drejtuesi i makinës luksoze me targa të gjermane, është shoqëruar tre javë më parë në ambientet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, po me këtë automjet, për verifikim nga strukturat e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, dhe pasi është verifikuar, është proceduar për shkeljen e dispozitave të Kodit Rrugor.

Sulejmani ka qenë i shpallur në kërkim në vitin 2014 nga autoritetet amerikane, pasi akuzohej për trafikim të lëndëve narkotike. Ende nuk dihet nëse Sulejmani e ka mbyllur këtë çështje me drejtësinë amerikane.

*Raportuan lajmin për Shqiptarja.com dhe Report Tv, gazetarët Arsen Rusta dhe Sokol Dema

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:48
U përplasën nga 39-vjeçari me G-Class në mes të Tiranës, Arjan Konomi drejtor në Ministrinë e Arsimit, bashkëshorta e tij mjeke

1652097274_jghjsdjd.jpg

Arjan Konomi, i cili u përplas nga 39-vjeçari Ajas Sulejmani një ditë më parë, teksa po kalonte me bashkëshorten dhe foshnjën e tyre 3 muajshe, në vijat e bardha është drejtor në departament e Sportit në Ministrinë e Arsimit. Ndërsa Vilma Konomi, bashkëshortja e tij është mjeke pediatre në Kombinat.

Ora 12:37
Shkaktoi aksidentin e rëndë në Tiranë, Ajas Sulejmani gjobitet me 105 mijë lekë, i hiqet patenta për 2 vite

1652019192_ajassulejmani.jpg

Ajas Sulejmani është gjobitur me 105 mijë lekë dhe i është hequr patenta për 2 vite për aksidentin e rëndë që shkaktoi ditën e djeshme në rrugën e Kavajës.

Shkelje semafori, aksidentim i këmbësorëve, mosdhënie ndihme për të aksidentuarit, largim nga vendi i aksidentit pa njoftuar organet kompetente dhe drejtim mjeti nën efektin e lëndëve narkotike janë shkeljet që ka kryer.

 

 

Ora 12:30
I droguar dhe me vajzën e vogël në makinë, veprimet e Ajas Sulejmanit pas aksidentit: Mori të bijën dhe u fut mes rrugicave, i mori një i afërm

1652018167_ajasai.jpg

Report Tv ka mësuar lëvizjet e fundit të Ajas Sulejmanit, 39-vjeçarit që shkaktoi aksidentin e rëndë në Rrugën e Kavajës, ku mbeti i plagosur çifti dhe foshnja 3 muajshe. Sapo ka dalë nga makina, u shfaq i tronditur nga ngjarja. Pasi vuri duart në kokë kur pa se çfarë kishte bërë, me shpejtësi u kthye tek makina dhe në sediljen e prapme mori vajzën e tij të vogël, e cila për shkak të aksidentit kishte nisur të qante.

Pasi mori të bijën në krah, Sulejmani mori dhe diçka tjetër në kroskotin e makinës dhe u largua bashkë me vajzën përmes rrugicave. Diku e ka marrë një automjet tip Mercedes Benz ML i një personi të afërt, e cila e ka dërguar në një spital privat pranë Kthesës së Kamzës. Ai ka shkuar në spital pasi ka pasur frikë se është dëmtuar vajza e tij si pasojë e përplasjes, pasi sipas tij kishte goditur sediljen.

Ora 11:17
Aksidenti në Tiranë, foshnja tre muajshe del nga spitali, prindërit në gjendje të qëndrueshme shëndetësore

1652030442_Sequence03.00210212.Still019.jpg

Gjendja shëndetësore e bashkëshortëve Vilma e Arjan Konomi paraqitet e qëndrushme, ndërsa kanë dal tashmë nga trajtimi intensiv, mëson Report Tv. Çifti janë zhvendosur në pavion dhe po trajtohen për politraumë. Kanë dëmtime të shumta në pjesë të ndryshme të trupit. Kurse fëmija i tyre tre muajsh ka dalë nga spitali në mëngjes dhe është marrë nga familjarët, pasi nuk ka pasur dëmtime.

Ora 09:47
U përplasën nga Ajas Sulejmani kur po kalonin vijat e bardha me foshnjën 3 muajshe, çifti ende në gjendje të rëndë shëndetësore

1652018167_ajasai.jpg

Report Tv mëson se çifti Arian dhe Vilma Konomi, të cilët u përplasën nga Ajas Sulejmani tek Rruga e Kavajës janë ende në gjendje të rëndë shëndetësore me prognozë të rezervuar. Ndërsa foshnja 3 muajshe që ishte në karrocë kur u përplas nga automjeti tip "G Class" në vijat e bardha, është jashtë rrezikut për jetën.

 

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 09/05/2022 17:11

    Ajasit e shume si ajasi ky popull u run lesht.Prerje,kembe,shperfytyrim,sakatim bejn kot si te forte se e kan cmimin ne ball me nje 30 40 mij euro te thon flm.

    Përgjigju
  • Ilir: 09/05/2022 16:16

    Vetem per nje gote birre keta lloji policesh te fusin burg, shume e shume raste, ndersa ky ka qene i droguar, ka shkelur rregullat se nuk ka ndaluar ne vijay e bardhe, ka bee aksident, eshte largusr nga vendi ngjarjes, nuk ka dhene ndihmen e shpejte, me siguri ka qene me shpejtesi tej normave..., i kerkuar, i denuar per shkelje rregullave etj etj .. Ateher si mund te lihet i lire dhe mjafton me gjobe ???? E kuptoni vet ..

    Përgjigju
    • Rili: 09/05/2022 16:43

      Lexo artikullin o dele , e kane arrestuar , i kane vene gjoben maksimale qe parashikon ligji , i kane hequr patenten ne afatin maksimal . Nuk e pushkatojne dot se eshte hequr denimi me vdekje , ik merru me politikanet qe bejne ligjet jo me zbatuesit.

  • O popull: 09/05/2022 15:54

    Edhe pse jeni ne viza te bardha shikoni njeher majtas djathtas mos ecni si dele me kok posht ne viva te bardha me pretekstin jam ne viza te bardha un kam drejt . Gjithmon duhet kujdes ne ket vend e kudo

    Përgjigju
    • Andi: 10/05/2022 07:41

      E drejte. Faji eshte i shoferit qe nuk respektoje semaforin dhe vijat e bardha por kembesoret duhet te bejne gjithmone kujdes se eshte rrote qe te ze frymen jo rrote qe te ze vrymen e kam ne vecanti per keto histeriket me iphone ne dore dhe kufje ne vrime.

  • Muzaka i Ri: 09/05/2022 15:53

    O polici muti, po cfar gjobe, ai do proceduar per plagosje e rende me dashje tre veta, ju po fusni brenda njerez per nje pellembe. Dhe mos thuaj qe ishte me I mire ai qe te ripte lekuren per ne fjale, po mire ja bente ketij mileti se dhe me morri ketu behet pasha.

    Përgjigju
  • Bidon: 09/05/2022 15:35

    Duhet burg dhe heqje patente pergjithmone sepse ishte nen efektin e narkotikeve,ne amerik ta heqin pergjithmone dhe te fusin ne listen e personave me rrezikshmeri te larte per shoqerine,mos u hidhni hi syve popullit por nxirni emrin personit qe e mbron kete drogaxhi,

    Përgjigju
  • Lala: 09/05/2022 15:33

    Po ky p..r... per vajzen e vet u kujtua te kontrollonte e mori ne tel ta merrnin po per ata qe perplasi si ndihmonte dot te pakten te lehtesonte edhe veten?ti japesh makines nen efektin e lendeve narkotike denohesh me burg mbi 1 vit me sa di un.plus pa patent.plus semafor plus perseritesh plus largim nga vendi i ngjarje etj etj etj dhe ju na rreni qe ju hoq patenta per 2 vjet kur e keni shkruar q i ishte hequr para disa javesh? O shtet m...q..r .ju thafte dora babes se femijes po se vuri drejtesin vet se te jet per prokurori ky tipi paska dal neser pas 72 oresh

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 09/05/2022 14:16

    O Liku a e pe cfare makine kishte shoku ka pare ai. Ne vend qe ta kalbin ne burg e ti sekuestrojne makinen e denojne me gjobe Ky eshte shteti per te cilin votojme. I uroj sherim te shpejte ciftit dhe engjellit te tyre te vogel.

    Përgjigju
  • arjani: 09/05/2022 14:16

    Gjykata te turpshme dhe te koruptuara, ky ndyresire duhet denuar si vrases, mir thote populli qe keta plera me makina te shtrenjta nuk denohen....

    Përgjigju
  • Liku: 09/05/2022 13:08

    Po ne gjykate nuk do kaloj ky drogmeni per demet shendetsore qe i ka krijuar familjes se demtuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë