Përplasi çiftin në trotuarin pranë Kryeministrisë, lirohet i riu! E shpëton rezultati i mjekësisë ligjore

Përplasi çiftin në trotuarin pranë Kryeministrisë, lirohet i riu! E shpëton rezultati i mjekësisë ligjore

 Jorgaq Thëngjilli dhe aksidenti më 5 nentor 2023

Tirane-  Jorgaq Thëngjilli, 22-vjeçari, i cili pasditën e 5 nëntorit 2023 përplasi pranë Kryeministrisë një çift të rinjsh është liruar nga burgu pasi u ndryshua kualifikimi i veprës penale nga plagosje e rëndë në të lehtë.

Shkak për ndryshimin e veprës penale u bë një aktekspertizë e dërguar nga mjekësia ligjore ka dalë në konkluzionin se të dëmtuarit ishin plagosur lehtë.

Avokatja e të riut, Gjystina Golloshi kërkoi zëvendësimin e masës se aktet e ekspertimit nuk i përgjigjen më kushteve entë masës. Prokurori, bazuar në këtë dokument, pra në cilësimin e veprës, ka kërkuar gjithashtu pushimin e hetimeve. Pas lirimit në sallën e gjykatës të 22-vjeçarit, gjykata do të shprehet për pushimin e çështjes për shkak të amnistisë në një datë tjetër, informon gazetarja e Report Tv Keti Banushi. 

Aksidenti i rëndë u regjistrua në krah të Kryeministrisë pasditën e 5 nëntorit 2023.

Thëngjilli ka qenë duke e ngarë mjetin me shpejtësi tej normave të lejuara kur dhe përplasoi çiftin e të rinjve, të cilët ishin në trotuar.

 Nga verifikimet në sistem ai rezultonte i ndëshkuar 20 herë me gjobë, një prej të cilave e ka marrë më 23 korrik për tejkalim të shpejtësisë në zona të banuara.

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 20/06/2024 02:06

    Po ekspertiza mjeko-ligjore kur u be? U be menjehere pas aksidentit,apo pas nje muaji sic ua bene atyre zoterinjve qe u sulmuan per ankimimin qe bene per shperthimet ne guroren qe ishte afer banesave te tyre dhe sulmuesve, fale te qenit te aferm deputeti e fale distances ne kohe te ekspertizes ju lehtesua akuza?! Ju kujtohet besoj?

    Përgjigju
  • HAJDAR KASAP REXHEP LEKA [ KEPI ]: 19/06/2024 18:00

    Ke plotësisht të drejt o Mjer ne por jo ti shtypi fmijët e këti prokurori, por të shtypi vet prokurorin qelbësir. Se fëmijët e tij skan faj.

    Përgjigju
  • Mjer ne!: 19/06/2024 16:55

    Ishalla shtyp femijet e ketij prokurorit dhe ta nxerri serish nese ka femi tjeter se nuk i dihet!!!!TURP…Drejtesi e re ne te njejtet llumera ne drejtim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Barazimi me Kroacinë, mendoni se Kombëtarja kalon grupet e Euro 2024



×

Lajmi i fundit

Itali/ Punëtori shqiptar plagoset me thikë, arrestohet 35-vjeçari italian

Itali/ Punëtori shqiptar plagoset me thikë, arrestohet 35-vjeçari italian