TIRANË- Është arrestuar një punonjës policie të Rrogozhinës pasi ditën e premte në gjendje të dehur ka përplasur me makinë dy persona.
Sipas policisë “Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm arrestoi në flagrancë punonjësin e Policisë të rolit bazë, Ramadan Zeqo, me detyrë specialist i Hetimit dhe Parandalimit të Krimeve në Stacionin e Policisë Rrogozhinë”.
Mbi policin rëndojnë dy akuza, ajo për “Shkelje të Rregullave të Qarkullimit Rrugor” dhe “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Ndërkohë, të premten në aksin rrugor Pompat - Çermë në Lushnjë, specialisti i Hetimit dhe Parandalimit të Krimeve Ramadan Zeqo, duke drejtuar automjetin me targë DR 4134 B, ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë ka goditur një grup këmbësorësh prej 5 vetash, duke dëmtuar shtetasit D.M. dhe A.D.
Pas kryerjes së testit për alkool, rezultoi se punonjësi i policisë kishte konsumuar pije alkoolike tje normave të lejuara.
Ndërkohë që hetimet do të vijojnë.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com