Shkodër-Djali 21 vjeçar që përplasi për vdekje me makinë një natë më parë xhaxhain e nipin pranë fshatit Mjedë, është arrestuar nga policia e Shkodrës.
Sipas njoftimit të policisë Gledis Bujari, akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
"Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin G. B., 21 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi mbasditen e djeshme në fshatin Mjedë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalur nga rruga, duke përplasur dy këmbësorët, ku si pasojë humbën jetën shtetasit N. P., 63 vjeç, dhe N. P., 43 vjeç", informoi sot policia.
Sipas informaconeve raportohet se automjeti rrëshqiti në rrugë për shkak të lagështirës dhe për pasojë drejtuesi humbi kontrollin duke shkaktuar dhe aksidentin fatal.
Ky aks është mjaft i frekuentuar nga automjetet, teksa është lidhëse dhe me akse të tjera nacionale si ajo Shkodër-Lezhë.
Dy viktimat Ndue dhe Ndrekë Prenga ishin banorë të zonës dhe në atë moment kanë qenë dukë shkuar për në banesat e tyre.
Ky ka ec shpejt me makin dhe ne qytet , ka ba dhe manovra te rrezikshme . Te marri denim shembullor
Përgjigju