Përplasja e Metës në zyrat e FRD-së, Rama: Ishte një shfaqje klinikisht e rëndë, ka çrregullime të dukshme! U përgjigjet thirrjeve të FRPD-së: S'e kam vaksinën e tërbimit

Kreu i qeverisë ka zgjedhur që ta komentojë me një prononcim të shkurtër sjelljen e paprecedentë të presidentit Ilir Meta një ditë më parë në selinë e FRD-së, ku u fut me forcë dhe nxori efektivët e policisë bashkiake.

Rama tha se jemi në kushtet e një shfaqje klinikisht të rëndë, që kërkon solidaritet njerëzor me këdo qoftë dhe jo më me presidentin e Republikës që ka çrregullime të rënda.

‘Më lejoni që mos të bëj asnjë koment, sepse jemi në kushtet një shfaqje që është klinikisht e rëndë dhe që kërkon solidaritet njerëzor me këdo qoftë dhe jo më me presidentin e Republikës që ka çrregullime mendore të dukshme.’- tha Rama

Ndërkohë që pranë shkollës ku po kryhet vaksinimi ishin edhe disa të rinj të FRPD-së të cilët po zhvillonin një takim dhe thirrën ‘Rama ik’. Kjo solli edhe reagimin e kreut të qeverisë i cili u ndal duke u shprehur se vaksinën e tërbimit, nuk e kanë ende.

‘Vaksinën për tërbimin nuk e kemi për fat të keq dhe do të  na duhet të bashkëjetojmë për një fare periudhe. Mundin e kundërshtarëve të dukshëm e kemi më të lehtë.’- tha Rama.

Një ditë më parë Ilir Meta u përfshi në një rast të paprecedent, duke u përplasur me Policinë Bashkiake, e duke hyrë me forcë në zyrat e FRD-së. Kjo sepse sipas Metës, kërkesa e Bashkisë që FRD-ja të lirojë zyrat është me prapavijë politike.

Meta është përballur fizikisht me policët dhe zyrtarin e Bashkisë, madje edhe i ka kërcënuar ato duke i thënë që “të largohen ose do i çojë në burg me duart e tij”. Kreu i shtetit ka degjeneruar në një sjellje aspak të hijshme për një president për të mbrojtur zyrat e FRD-së, në një kohë kur vetë Sali Shehu përpiqet në një moment që ta qetësojë.

Militantët e PD

1615632966_Screenshot1.jpg

Kryeministri Rama pershendet militantet e PD

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anna: 13/03/2021 17:19

    Të gjithë të sëmuar jeni !!!

    Përgjigju
    • Graf: 13/03/2021 19:36

      Me i semuri eshte xhaxhi meta.

  • Tosi: 13/03/2021 17:06

    Mos u merrni me nje gazetate qe nuk ka te mbuluar fytyren, por me Kryeministrin qe e ka vendosur masken ne menyre te papershtatshme.

    Përgjigju
    • meri: 14/03/2021 00:32

      K.Ministri eshte i vaksinuar,nuk ben rrezik per te tjeret por,edhe nuk rrezikohet vet.Gazetarje eshte me fat qe jeton e punon ne shqiperi,po te ishte me ndonjishtet tjeter ,koleget e vet nuk do ta pranonin ne mes te tyre,mbase hante edhe ndonji dajak nga dikush.Pa pike turpi pergjigjet qe,Masken e ka harruar ne makin,ashtu si ndonji nxenes kur nuk i ka ber detyrat ,i thot mesuesit ,kam harruar fletoren ne shtepi.Po qajme me dhjetra viktima ç'do dite,kush do ta sensibilizoje popullin per te respektuar rregullar e pandemis,kur gazetaret japin shembullin e keq ???

  • Kalsiandër: 13/03/2021 15:02

    Të dëshpëruar dhe që të duken kush çirret më shumë është fatkeqësi të shikosh këta të rinj të infektuar me tërbimin e militantëve të PDs të stilit të viteve 90. Kjo pra është alternativa, o Zot!

    Përgjigju
  • O tej: 13/03/2021 14:06

    Keni mare brisqe ju qe therrisni Rama ik?

    Përgjigju
  • Ligja: 13/03/2021 12:32

    Se mos publikoni komentet ju ore, se ju heq nga puna shefi italion

    Përgjigju
    • Magazinjeri: 13/03/2021 19:48

      Nardi t'ia dini per faleminderit lulit, fal atij hani byrek. Ne kohen e Sales,me 5 klas shkoll u beje gjykates.

    • Brektoria e pederishes: 13/03/2021 17:52

      Shoku nardi te lumte sot ti ke per te marr byrek me mish se gjizen qepen dhe spinaqin e mbaruan ata te lapsit

    • Arbëri: 13/03/2021 17:20

      E vertet!

    • Nardi: 13/03/2021 17:03

      Deftesa e shkolles nuk perfitohet. Ajo leshohet nga organi perkates i edukimit arsimor. Filloje perseri shkollimin ne gjuhen shqipe, se ne italisht duket qe je me mire se idoti Rama. Ah, dhe jepi nje dore parash drejtorit te shkolles meqe ju te rilindjes e keni per sport korrupsionin

    • Shqiptar: 13/03/2021 14:30

      Eshte Italian dhe jo Italion. Ne Italisht quhet Italiano. Nuk quhet Italiono. Filloje perseri shkollen fillore sepse e paske perfituar deftesen e shkolles fillore duke i dhuruar nje gjel deti mesuesit.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Lajmi se bashkëshorti i ministres goditi me thikë drejtorin, reagon Delina Ibrahimaj: Ja si qëndron e vërteta

Lajmi se bashkëshorti i ministres goditi me thikë drejtorin, reagon Delina Ibrahimaj: Ja si qëndron e vërteta