Përplasja fizike në Kuvend, Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt, kundër Flamur Nokës

Përplasja fizike në Kuvend, Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt, kundër Flamur Nokës

Foto: Momenti kur Flamur Noka largon me forcë nga Foltorja e Kuvendit Agron Shehajn

Deputeti i PD, Luan Baçi ka dalë në krah të deputetit Agron Shehaj dhe kundër demokratit Flamur Noka në lidhje me konfliktin fizik në foltoren e Kuvendit. Në seancën e fundit dy deputetët u përfshinë në një përplasje pasi Shehaj bllokoi për më shumë se një orë foltoren e Kuvendit.

Në një intervistë televizive, Luan Baçi e vlerësoi kërkesën e Shehajt për interpelancë, duke e cilësuar atë si një veprim opozitar. Ai theksoi se në opozitë ka pasur gjithnjë elementë që kanë pasur mënyrat e tyre të të bërit opozitë, por këta të fundit nuk mund të “merren me zor” dhe “t’u imponohet axhenda” e PD.

“Shumë mirë bëri Shehaj që kërkoi interpelancë me Ballukun. Kjo ishte opozitë. Ai bën opozitë në mënyrën e tij. Ka opozitarë që kanë mënyrat e tyre dhe ne nuk mund të marrim me zor të imponojmë axhendën tonë opozitare,”-  u shpreh Baçi në një intervistë televizive. 

Kujtojmë se deputeti Shehaj prej disa orësh protestoi në sallën e Kuvendit, ku mbajti të bllokuar foltoren duke mos lejuar të mbajnë fjalën as deputetët socialistë dhe as ata demokratë.

Pavarësisht se ish-kolegët demokratë i kërkuan Shehajt që të largohej nga Foltorja, ai sërish nuk pranoi që ta lironte edhe pas masës së “përjashtimit nga seanca” e cila iu komunikua më herët nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spriopali. Madje ish-kolegët e akuzuan se është bërë “patericë” e mazhorancës. 

K.M/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit