Kodi Zgjedhor, Spiropali në Report Tv: PS u tregua luajale me opozitën, respektoi marrëveshjen e 5 qershorit dhe rekomandimet e ODHIR! Deklaratat e Shirokës qesharake (VIDEO)

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali në një intervistë për Report Tv  tha se Partia Socialiste u tregua shumë luajale me opozitën jashtëparlamenatre për Reformën Zgjedhore dhe shtoi se mazhoranca e rrespektoi marrëveshjen e 5 qershorit dhe rekomandimet e OSBE-ODHIR. 

Teksa foli edhe për garën e 25 prillit tha se Partia Socialiste nuk i ka bërë ende publike pikat e saj të forta me të cilat do të fitojë mandatin e tretë.

"Këtu jo vetëm që nuk ka pabesi por ka një luajalitetit të jashtëzakonshëm nga ana e PS dhe mazhorancëss për ti qëndruar marrëveshjes e para për ta nënshkruar atë marrëveshje. E kemi nënshskruar kemi miratuar në Kuvend ndryshimet për të respektuar atë marrëveshje.

Nuk e hedhim dot votën për Bashës ai duhet të ishte në Kuevend për të hedhur votën e tij. Detyra jonë është të mbrojmë interesin qytetar. Kemi një proces zgjedhor që i përmbush të gjitha standartet e ODHIRIT dhe një proces që na ofron sa më pranë evropës.

Ne jemi 7 muaj larg zgjedhjeve. Ne jemi të qatrë mbi atë që kemi bërë ndër vite. Është një proces i jashtëzakonshëm. Jemi krenar patjetër dhe gjitha problematikat do adresohen sepse programi i rindërtimit është shumë  i gjerë", tha Spiropali.

Më tej ka deklaruar se ndryshimet në Kodin Zgjedhor që u votuan sot në Komisionin e Ligjeve janë mbështetur edhe nga disa deputetë të opozitës, ndërsa shtoi se është e kënaqur që ndryshoi pragu nga 3% në 1%.

"Ne duhet të kemi një draft që përputhet me qëllimet tona dhe me vizionin tonë si duhet t ëjetë sistemi. Disa prej përfaqësuesëve të opozitës parlamentare kanë qenë dakort me draftin dhe është votuar në komision të ligjeve. Mbetet për t'u parë pastaj. Unë jam e kënaqur që ndryshoi pragu sepse kjo u jep mundësi edhe partive të vogla apo forcave të reja që të kenë në shans në parlament dhe nuk krijojnë një barrierë dyfishe", shtoi ajo.

Ndërkaq ka komentuar përplasjen e fundit me ish-kreun e Partisë Socialiste në rrethin e Shkodrës, Edip Shiroka, i cili i është drejtuar me fjalë ofenduese, teksa i ka kujtuar një miting të hershëm të PS në këtë qytet.

Ajo i ka quajtur shpifje dhe qesharake deklaratat e këtij të fundit, kurse sa i përket telefonatës së bërë nga ana e saj për Shirokën, Spiropali nuk ka dashur ta komentojë duke thënë se ai mund ta çojë çështjen në Prokurori.

"Ato janë shpifje dhe përdorin një gjuhë e denigruese në këtë studio ju nuk mund ti përdorni, se unë ik nga studio. Është qesharake, është personazh që... qesharake.

Zoti Shiroka ta çojë në prokurori s'keni nevojë ju të bëheni zëdhënësi i një personazhi kaq periferik. Zoti Shiroka mund ti çojë në prokurori", deklaroi ministrja.

VIDEO/Intervista e plotë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:12
'Valët e muzikës përhapin Covid', Spiropali: Nuk ka një ekspertizë, jam kundër kësaj deklarate (VIDEO)

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali në një intervistë për Report Tv ka komentuar deklaratën e Ministrit të Turizmit, Blendi Klosi, se valët e muzikës përhapin koronavirusin.

Spiropali fillimisht ka dashur ta shmangë këtë temë, por në fund tha se nuk ka një studim që e vërteton një gjë të tillë, duke shtuar se nuk është dakord me atë çfarë tha Klosi.

"Ka një shprehje të bukur që thotë se edhe lumi nuk është njësoj. Nuk besoj se shpresoni të merrni dy herë të njëjtën deklaratë në këtë studio.

Nuk mund as të jesh dakord as të mos jesh dakord mbi një çështje për të cilën nuk ke asnjë ekspertizë.

Sigurisht që nuk ka një studim. Sbesoj se pretendoni nga Klosi ekspertizë me këtë çështje. Meqë më kujtuat kohët e mjaftiti dhe kohët e vjetra të protestës dhe angazhimit tim, unë në Shkodër nuk kam shkuar njëherë por shumë herë, me FRESH për të ngritur zëri mbi ata të rinj që në atë kohë në shkodër hiqeshin nga puna pa të drejtë", tha Spiropali.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vlora: 02/10/2020 19:26

    E dashur MAMICA une nuk di cke biseduar ti me ish kryetarin po nje gje ka te drejte.Ne shtyp te ka dale nje foto ku je me bluzen me vija te kuqe Ate bluze po ta lepinte lopa do ngordhte Sot te shof foton ku ke dale mbas punes ne dogane ku besoj ke regulluar dhe disa breza.Krahasimin beje vete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë