Në një prononcim për mediat, sekretari i Qendrës së Votimit, në shkollën ‘1 Maji’ në fshatin Vashtmi, Edmond Vincani, ka folur për incident ku çifti i bashkëshortëve Avdolli, simpatizantë të PS-së, u goditën me karrige nga vëzhguesi i PD-së, Drini Qyllalli.
Edmond Vincani tha se vëzhguesi i PD-së nuk i lejoi që të votonin familjarisht pasi këtë nuk e lejon ligji. Ai tha se ato protestuan më dhunë, dhe më pas u konfliktuan më vëzhguesin e PD-së.
‘Erdhën disa familjarë për të votuar familjarisht, përfaqësuesi i PD-së i kundërshtoi, pasi nuk e lejon ligji. Ato protestuan me dhunë dhe u konfliktuan me vëzhguesin e PD-së. Pas kësaj në rrëmujë e sipër kanë dalë në korridor. Eqerem Avdolli dhe ishte me bashkëshorten. Kërkonin që të votonin familjarisht. Procesi nuk është ndërprerë vazhdon.’- tha Vincani.
Lajmi kryesor:
Vëzhguesi i PD-së në Korçë godet me karrige në kokë simpatizantët e PS-së, flet çifti i bashkëshortëve: Ishin djemtë e kryeplakut
