Përplasja në PD, Kreshnik Çollaku për Report Tv: Nuk kishte takim të Këshillit Kombëtar, asnjë anëtar i PD zyrtare s’ka qenë

Deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku ka komentuar në Report Tv zhvillimet në Partinë Demokratike, ku palët po vijojnë përplasjen për vulën, por edhe për procesin zgjedhor për kryetarin e ri. Në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, deputeti thotë se dje nuk ka pasur mbledhje të Këshillit Kombëtar, por e gjitha ka qenë një takim i presupozuar nga grupi pro Bardhi.

Ai shprehet se asnjë nga anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së zyrtare nuk kanë marrë pjesë në takim, ndërsa thotë se grupi Bardhi nuk ka bërë asnjë provë publike për të vërtetuar që takimi është zhvilluar.

“Dje s’ka patur asnjë mbledhje të Këshillit Kombëtar, e konfirmuar jo vetëm nga unë por edhe nga informacionet që kemi s’ka pasur asnjë prani të anëtarëve të këshillit. Është njoftuar një takim i presupozuar si takim. Ne dijeni time nuk kam asnjë prove për të provuar që është realizuar një mbledhje, qoftë edhe pjesës së Rithemelimit me deputetët. Kam parë disa deputetë që janë ngjitur në zyrë dhe kanë deklaruar pas një ore që është kryer një mbledhje e këshillit online. Skam parë asnjë plan video, asnjë diskutim, u bënë 24 orë s’kam informacion për pjesëmarrësit, emrat kush kanë marrë pjesë. Kam hapësirë për të dyshuar. Asnjë anëtar i PD zyrtare s’ka marrë pjesë dje në mbledhje. Çdo gjë që mund të jetë organizuar, peticion për të ndaluar Lul Bashën në PD, por s’ka asnjë vlerë satutore. Kjo është në spekulim, s’kam parë asnjë provë publike që është zhvilluar takim”, tha Çollaku për Report Tv.

Çollaku thekson se nesër do të ma bahen zgjedhjet për kryetar dhe se synojnë që deri në fund të shtatorit partia të jetë strukturuar.

"Ndjej keqardhje, në mënyrë të posaçëm për bardhim që e kam vlerësuar. Nesër në datën 29 korrik janë zgjedhjet. Pastaj fillon procesi për ristrukturimin plotë të PD, synimi ynë është që në shtator-tetor PD të jetë një strukturë aktive për tu përballur me çdo situatë. Në fund të shtatorit ky proces duhet ët jetë i përfunduar dhe PD do jetë funksionale", tha ai.

Një ditë më parë Këshilli Kombëtar i thirrur nga Bardhi mori vendimin për të pezulluar funksionin e Kryesisë së PD, pasi sipas Këshillit që prej datës 6 qershor, kur u vendos edhe hapja për garën për kryedemokratin e ri, ka marrë vendime në skelje të statutit. Pas përfundimit të mbledhjes, Bardhi tha se vendimet e Kryesisë janë nul dhe se sipas tij kanë falsifikuar edhe vulën. Zgjedhjet për kryetarin, krijuan një krisje të re në PD zyrtare. Pas Rithemelimit, Gazment Bardhi me grupin parlamentar të PD ju kundërvunë rikthimit të Lulzim Bashës, me argumentin se kthimi i tij do të pengonte bashkimin e PD.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ermal: 29/07/2023 08:28

    I shkreti kreshik sdi si do ja beje heren tjeter me dal deputet se nga grupi lulit, as vete luli ska me dal

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër