Përplasja për vendoret e 30 qershorit 2019/ Draft opinioni i 'Venecias': Kushtetuesja s'ka kompetencë shqyrtimin e vlefshmërisë së zgjedhjeve! Shtyrja nga Meta ishte antikushtetuese

Më 9 qershor të këtij viti, pas 9 orësh seancë në lidhje me legjitimitetin e zgjedhjeve vendore të 2019, Gjykata Kushtetuese vendosi të pezullojë gjykimin për këtë çështje dhe t’i drejtohet Komisionit të Venecias për një opinion, ku pyetja kryesore ishte nëse e ka kompetencën e vlefshmërisë së procesit zgjedhor apo jo. Më 1 tetor Komisioni i Venecias ka përgatitur një draft, ku në thelb nënvizon se Kushtetuesja nuk e ka këtë kompetencë.

Komisioni i Venecias është i mendimit se këshilltarët dhe kryetarët e bashkive janë "funksionarë të organeve të parashikuara në Kushtetutë" në kuptimin e nenit 131 (1) e) të Kushtetutës. Megjithatë, kompetenca e Gjykatës Kushtetuese nuk përfshin shqyrtimin e vlefshmërisë së zgjedhjeve vendore. Kjo nuk e pengon Gjykatën Kushtetuese të ushtrojë kontrollin e saj mbi legjislacionin zgjedhor.

Kjo ishte me pak fjalë përgjigja e pyetjes së parë të Gjykatës Kushtetuese nëse "A mund të interpretohet neni 131, pika 1, shkronja “e”, i Kushtetutës se Gjykata Kushtetuese ka juridiksion për të vlerësuar kushtetutshmërinë e procesit zgjedhor?”.

'Venecia' thotë se Gjykata Kushtetuese mund ta konsiderojë shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019 për në shtator nga Meta si antikushtetuese. 

Sa i përket shqetësimit tjetër nëse "parimi i periodicitetit të zhvillimit të zgjedhjeve vendore dhe ai i pluralizmit politik janë parashikuar si parime themelore kushtetuese, cili do të ishte raporti mes tyre në një situatë ku rrezikohet cenimi i secilit parim? Cili parim do të prevalonte mbi tjetrin?”, Komisioni i Venecias thotë se këto dy parime nuk kanë gjasa të konfliktohen në vetvete njëra me tjetrën, pasi ato shprehen në lloje shumë të ndryshme rregullash.

"Pluralizmi mund të jetë një qëllim legjitim për të ndërhyrë në periodicitet, por që ai synim të mbizotërojë, ndërhyrja duhet të ketë bazë ligjore dhe të jetë proporcionale.  Parlamenti ka një marzh të gjerë vlerësimi për të vendosur për sigurimin e një baze ligjore për shtyrjen e zgjedhjeve;  në mungesë të një baze të tillë, Gjykata Kushtetuese mund ta konsiderojë shtyrjen si antikushtetues", thuhet në draft opinion.

Në fund Komisioni i Venecia ka edhe një mesazh për palët politike dhe institucionet shtetërore.

"Mbetet bashkë-përgjegjësi e autoriteteve publike dhe e gjithë spektrit politik për të rikthyer besimin në institucionet shqiptare dhe në proceset zgjedhore. Kjo nënkupton përgjegjësinë e të gjithë këtyre palëve të interesuara për të promovuar dialogun politik midis të gjitha forcave politike, si dhe midis institucioneve kombëtare, siç është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndër të tjera. Kjo nënkupton gjithashtu rivendosjen e një zgjedhjeje kuptimplote për votuesit. Të gjithë këta elementë janë parakushte esenciale, por jo ekskluzive, për zgjedhjet demokratike", nënvizon 'Venecia'.

Nesër sipas agjendës së shpallur nga vetë Komisioni i Venecias në ëebsite e saj, do të diskutohet dhe miratimi i opinionit amicus curiae ne lidhje me kompetencat e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë për të shqyrtuar procesin zgjedhor të mbajtur në Shqipëri për organet bashkiake më 30 qershor 2019.

Zgjedhjet e 30 qershorit 2019 është një çështje që pritet të marrë vëmendjen e anëtarëve të Kushtetueses pasi opozita i cilësoi si antikushtetuese. Ka qenë kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi e cila korrikun e kaluar ka paraqitur një kërkesë në Kushtetuese dhe kërkon verifikimin e regjistrimit në këto zgjedhje të partisë së re, Bindja Demokratike. Një çështje e nxehtë është edhe prishja e Teatrit Kombëtar. 

Ankimimi në Kushtetuese u propozua edhe nga SHBA, në raportin e paraqitur një ditë pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Teksa e quajti të rregullt procesin zgjedhor, SHBA theksoi qartë dhe prerë se ata që ata që dëshirojnë të sfidojnë rezultatin e zgjedhjeve duhet të presin Gjykatën Kushtetuese. 

(Kliko ketu per te lexuar draftin e plote)

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatos: 15/10/2021 01:34

    Sipas kesaj llogjike, tatimet duhet ti ndajne vete lekët e mbledhur nga bizneset. Ne kete menyre keta nuk queen mbrojtes të ligjit, por kayaker, të cilet luftonin për para. Shteti duhet tu jasper rroga të mira dhe për oret shtrese, por të planifikuar ne buxhet

    Përgjigju
  • Cubel breca: 14/10/2021 18:31

    Ah moj shqiperi e mjera shqiperi e mjera ti. Emrin e ke te bukur per tu patur zili po ce doooooo. Ka qysh ne kohen skenderbeut qe shqipetaret punojn kunder njeri tjetrit a thua se shqiperin jua ka len baba. Keta jan agjentura dhe antishqiptar. Po mir bejn kur drejtesia eshte per lesh. Imagjino kur kushtetuta e ka te qart dhe nje nxenes i klases tete e ka te qart se si intepretohet e jo me juristat,por keshtu thot nena parti,se keshtu e do shqupi se keshtu e don legeni president.

    Përgjigju
  • Kaso: 14/10/2021 15:05

    Filluan daullet e Rames. Mire pra ka thene Venecia, nuk ka juridiksion per zgjedhjet por per pajtueshmerine e legjislacionit. Me zgjedhjet merret KQZ me kushtetutshmerine e legjislacionit per zgjedhjet, po, merret GJK. Tani kuptohet, pyetja alla shqiptarce e GJK tregon per injorancen dhe maskarallekun qe e karakterizon. Nese GJK nuk dika juridiksionin e saj..... Ju qe kaloni ne ekstaze, pyesni juristet njehere mos i bini tam tamit kot.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje