Tragjedia në Himarë/ Qytetarët sërish në protestë, lyejnë me bojë të kuqe Ministrinë e Brendshme: Është gjaku i Jonadës! Ulen këmbëkryq para kryeministrisë

“Është gjaku i Jonadës!” Me këtë thirrje, qytetarët në formë demonstrate kanë lyer me bojë të kuqe murin e Ministrisë së Brendshme teksa kërkonin drejtësi për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia në plazhin e Potamit në Himarë. Më pas marshuan drejt kryeministrisë. Atje u ulën këmbëkryq së bashku me disa fëmijë, të cilët janë të shoqëruar nga prindërit dhe mbajnë pankarta në duar me shkrime të ndryshme, por kryesisht kërkonin që shpirti i Jonadës së vogël duhet të pushojë në paqe me vendosjen e drejtësisë maksimale. 

Në dallim nga protesta e 4 ditëve më parë, këtë herë i kërkonin kryeministrit Edi Rama që të shkarkonte ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Sipas qytetarëve, ata janë përgjegjësit kryesor për përplasjen për vdekje të 7-vjeçares nga gomonia e drejtuar nga Arjan Tase. Protestuesit i kishin lënë afat kryeministrit Rama që të merrte masat për të vënë para përgjegjësisë ministrat dhe drejtorin e policisë. Duke qenë se nuk morën asnjë reagim, këtë të hënë paralajmëruan nisje të peticionit për largimin e tyre nga detyra. Teksa vijuan thirrjet “Drejtësi për Jonadën” dhe “Poshtë kriminelët”, qytetarët i kërkuan kryeministrit të dalë e të kërkojë falje. 

“Mbroni fëmijët me djersën, gjakun tuaj se me këta banditë nuk ka shpresë derisa e drejta do të fitojë dhe do të fitojë patjetër”.

“Kemi ardhur këtu që t’i themi këtij ministrit ik sa më parë zotëri. Do ikësh, por më mirë ik vetë se do ikësh me turp. Edi dil dhe kërko falje se je ti fajtor që ke vënë këtë ministër. I vë cmimet si të do qejfi ty. Ti e bën qëllimisht këtë, bën gjithcka për karrigen tënde. Kanë qenë burra më të fuqishëm se ty e kanë përfunduar në puse. Ky popull nuk është aq i urtë”, thanë protestuesit.

Të pranishëm në protestë ishin përfaqësues të partive politike në vend, por ndryshe nga hera e kaluar mungojnë krerët e partive opozitare. Ndërkohë efektivë të forcave të rendit ishin të pranishëm pranë Ministrisë së Brendshme. Teksa ndodheshin poshtë zyrës së tij, anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD së Berishës, Ilirjana Kuçana tentoi të telefononte kryeministrin Edi Rama për t'i treguar kërkesat e protestuesve, por pavarësisht përpjekjes nuk mori asnjë përgjigje. Protesta që zgjati rreth 75 minuta u mbyll në orën 20:45 ndërsa qytetarët theksuan se do të dalin sërish derisa të vihet drejtësia për Jonadën.

Si ndodhi ngjarja? 

Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë (2 gusht) në Plazhin e Potamit në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia, u godit për vdekje nga një gomonja me drejtues policin Arjan Tase, teksa ajo po lahej në det. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Fëmija, me origjinë nga Tropoja jetonte jashtë shtetit me familjen e saj në Angli, por ishte kthyer në atdhe për pushime.

Drejtuesi i gomones, Arjan Tase është arrestuar, ndërsa ndaj tij rëndon akuza ‘vrasje me dashje’ dhe jo “vrasje nga pakujdesia”, që ishte akuzuar më herët. Që do të thotë se me akuzën e re të ngritur nga organi i akuzës, Tase rrezikon nga 10-20 vite burg, e jo gjobë-5 vite burg siç ishte raportuar më herët. Tase ka qenë ish-shef i Policisë në Himarë, ndërsa kur ndodhi ngjarja ai mbante postin e shefit të Policimit në Elbasan, por Gledis Nano e përjashtoi përfundimisht nga policia. Për këtë ngjarje është shkarkuar i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë Kufitare të Vlorës, si edhe inspektorët përgjegjës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:52
Protesta pas tragjedisë në Himarë/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD së Berishës telefonon Ramën, kryeministri nuk i hap telefonin

 

Teksa ndodhen poshtë zyrës së tij, anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD së Berishës, Ilirjana Kuçana ka tentuar të telefonojë kryeministrin Edi Rama teksa protestuesit kërkonin shkarkimin e ministrave Bledi Çuçi e Mirela Kumbaro dhe drejtorit të policisë Gledis Nano. Ajo i tha qytetarëve se do ia thoshte 'live' kërkesat e tyre, por nuk mori asnjë përgjigje.

Ora 20:32
Përplasja për vdekje e 7-vjeçares në Himarë, fëmijët ulen këmbëkryq: Zoti kryeministër, kë do të përqafojnë sonte prindërit e Jonadës

Qytetarët kanë mbërritur në ambientet e kryeministrisë dhe janë ulur këmbëkryq dhe kërkojnë drejtësi për 7-vjecaren që u përplas për vdekje nga gomonia në Himarë. Edhe fëmijët, të shoqëruar nga prindërit, janë ulur në shkallët e kryeministrisë dhe mbajnë pankarta në duar që shkruajnë: “Drejtësi maksimale që Jonada të pushojë në paqe” apo edhe "Zoti kryeministër, kë do të përqafojnë sonte prindërit e Jonadës". 

Fëmijët në protestë
Ora 20:10
Tragjedia në Himarë, protestuesit lyejnë me bojë të kuqe murin e Ministrisë së Brendshme

 

Në ditën e dytë të protestës për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia, qytetarët kanë lyer me bojë të kuqe murin e Ministrisë së Brendshme duke thënë: "Është gjaku i Jonadës". Ndër të tjera kërkojnë nga qeveria që të shkarkojë dy ministrat Çuçi dhe Kumbaro si dhe drejtorin e policisë Gledis Nano.

A.M./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kvz: 09/08/2022 00:47

    Shpellaret kane dale te pershurrin mbi gjakun e Edison Durdes te vrare ne Gerdec nga Sali Berisha dhe Shkelzen Berisha.

    Përgjigju
  • franci: 08/08/2022 21:16

    Non grata dhe Like spiuni po perdorin militantet per te mare pushtetin por populli nuk eshte budalla, ne Amerike behen vrasje makaber neper shkolla dhe nuk del njeri me kerkesa te tilla.

    Përgjigju
    • Bariu: 09/08/2022 01:29

      Perhere te vrerosur keta te Saliut. Kalerojne plot vrerr lajmin e trishte apo te dhimbshem. Te shemtuar,te pabesuar,IQ e ulet Hajde besoji ketyre…. Keta te vrasin cdo dite dhe cdo dite e mohojne Keq per keta te rinj,keq,por pa dyshim e kane te qarte rrugen Ne nje te ardhme ndofta nje pozicion diku dhe…dhe qejf,para”lumturi “ Se kane keq….a nuk jane shumica e shqiptareve e tille?

    • Leshi kaçurrel: 09/08/2022 00:15

      @Franci. Aman o aman, kush na flet pèr Amerikèn neve? Tè ta prejè dikush kokèn ty nè breg tè detit me helikat e gomoneve tè trafikantève? Tè pèlqen si ide? Hè si thua? Apo çi qi tèmèn, nuk ishte koka jote, ishte e njè fèmije tè dikujt qè nuk e njeh ti? "Amerikanè" ju kemi, me letra biles. Vetèm koka, ajo e shkretè nuk u bè kurrè amerikane, mbeti ashtu siç ishte kur ike, bosh.!!!

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestimi i mjekut, a po bëhet sa duhet për të luftuar korrupsionin në sistemin shëndetësor?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e përgjithshme, mbyllen qendrat e votimit në Itali! Ja kur mësohen rezultat e para

Zgjedhjet e përgjithshme, mbyllen qendrat e votimit në Itali! Ja kur mësohen rezultat e para