Përplasje mes bandave shqiptare në Athinë, 3 të vdekur, 1 prej tyre u vra nga policia! Vrasjet ndodhën për larje hesapesh (VIDEO)

GREQI-  3 persona mbetën të vdekur dhe 3 të tjerë u plagosën, dy prej të cilëve efektivë policie, në dy përleshje me armë zjarri në Kato Patisia dhe Agioi Anargyrou, që dyshohet se kishte protagonistë kriminelë shqiptarë në Athinë. Dy ngjarjet e përgjakshme ishin të lidhura me njëra-tjetrën. Andon Dhimitraq Tefi dhe Armando Lamaj, 48 dhe 46 vjeç janë viktimat, të cilët ishin arrestuar në muajin maj për trafik droge. 

Sipas informacioneve nga mediat greke sherri ka ndodhur mes dy bandave shqiptare të cilat dyshohet se ishin shpërndarës droge, disa prej tyre me precedent të theksuar kriminal.

Gjithçka nisi mëngjesin e të shtunës ku dy anëtarë të dy bandave shqiptare, u takuan në rrugën Kourtidou, në Kato Patisia, për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre personale. Megjithatë, atmosfera nuk vonoi të përkeqësohej dhe shumë shpejt ata u përleshën me njëri-tjetrin.

Episodi i parë ndodhi pas orës 21:30, në kryqëzimin e rrugëve Georgiou Nazou dhe Kourtidou, në Kato Patisia, ku ka pasur një sherr mes shtatë personave. Një Mercedes-Benz me një drejtuese një femër dhe dy pasagjerë të tjerë, i janë afruar dhe kanë qëlluar një të ri i cili ishte me motor, duke e lënë të plagosur rëndë.

Motoçikleta ndiqej nga babai i viktimës, me një makinë tip Audi, në të cilën udhëtonin dy persona të tjerë. Babai, në shenjë hakmarrje, ka qëlluar autorin e plagosjes së të birit duke e lënë të vdekur.

Nga mjeti “Audi” ka dalë pasagjeri dhe në tentativë për t’u larguar me vrap për t’u fshehur, nga plumbat, është goditur nga një automjet në lëvizje duke mbetur i plagosur, por që më pas ka ndërruar jetë në spital. Sipas mjekëve kishte marrë edhe plagë me armë zjarri.

Një tjetër person ndërkohë ka dalë nga automjeti tip “Mercedes-Benz” dhe për t'i shpëtuar përplasjes së përgjakshme, me kërcënimin e një arme ka ndaluar një mjet në rrugë duke e grabitur e më pas ka ikur me të. Ai është drejtuar për në lagjen “Agion Anargiron” ku burimet flasin se ka tentuar të grabisë një karburant dhe një market.

Më pas ka dalë në rrugë dhe ka ndaluar një patrullë policie duke e menduar për taxi. Sapo ka parë policët ka hapur zjarr ndaj tyre duke plagosur njërin në këmbë dhe njëri në shpatull, ndërkohë që edhe policët janë kundërpergjigjur duke e vrarë shqiptarin.

Mësohet se dy nga 3 shqiptarët e vrarë, të cilët rezultojnë shokë me njeri-tjetrin pasi të dy ndodheshin në automjetin “Mercedes-Benz”, rezultojnë të arrestuar për çështje droge në maj të vitit të kaluar në Athinë. Ndërkohë është arrestuar një femër, 43-vjeçare.

Pas masakrës fshihet çmontimi i një bande të trafikut të drogës majin e kaluar, anëtarë të së cilës ishin dy nga shqiptarët e vrarë, për të larë hesapet.  Ata kishin qenë pjesë e të njëjtit grup për trafikun e drogës, por mes tyre kishin nisur mosmarrëveshjet për pazare droge.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:52
Dalin FOTO, kush janë 2 shqiptarët që u vranë në Greqi...njëri u ekzekutua nga policia

Armando Lamaj dhe Andon Dhimitraq Tefi

Mediat greke kanë publikuar fotot e dy shqiptarëve të cilët mbetën të vrarë mbrëmjen e djeshme në Athinë.

Bëhet fjalë për Andon Dhimitraq Tefi dhe Armando Lamaj, 48 dhe 46 vjeç. Tefi me origjinë nga Korça sipas asaj që raportohet nga mediat vendase është identifikuar edhe si Adil Tefa ndërsa Armando Lamaj, si Gëzim. A, identitet të cilat i përdornin në Greqi. Tefa është vrarë nga efektivi i policisë, i cili iu kundërpërgjigj pasi shqiptari nisi të qëllonte me armë zjarri.

Ora 14:55
Masakra me 3 shqiptarë të vrarë në Athinë, policia greke jep deklaratë zyrtare! Roli i gruas që ishte në makinë me 48-vjeçarin, 5 persona të shoqëruar

1656845634_Screenshot8.jpg

Policia greke ka dhënë detaje në lidhje me masakrën që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Athinë.

Siç njoftoi policia greke, të vdekurit janë një 48-vjeçar, një 46-vjeçar dhe një 23-vjeçar, të 3 shqiptarë. Deri më tani janë sekuestruar dy pistoleta, tre makina dhe një motoçikletë, një 43-vjeçare është arrestuar dhe pesë persona të tjerë po merren në pyetje.

Sipas policisë greke, mbrëmjen e djeshme në zonën e Patisias, një shtetas 48-vjeçar duke drejtuar një makinë, me pasagjere një shtetase 43-vjeçare, ka qëlluar me armë në drejtim të një grupi personash duke goditur me makinë edhe njërin prej tyre, 23 vjeç. Më pas shtetasja 43-vjeçare ka marre drejtimin e mjetit duke goditur sërish 23-vjeçarin, ndërsa 48 vjeçari është arratisur në këmbë dhe nën kërcënimin e armës, i ka marrë makinën një personi që kalonte aty dhe është nisur drejt zonës së Axarnin.

Më pas autori ka kryer një grabitje me armë në një pikë karburanti, në Avenue Dimokratis. Duke dalë nga dyqani, ai është pikasur nga oficerët e policisë, të cilët kanë tentuar ta kontrollojnë. 48-vjeçari ka qëlluar drejt tyre duke plagosur njërin në gjoks dhe këmbë dhe të dytin në këmbë. Në këtë kuadër, policia i është kundërpërgjigjur zjarrit duke e qëlluar për vdekje.

Ora 12:37
Dyshohet se e spiunoi për drogën, vrasja e 3 shqiptarëve në Athinë ndodhi për larje hesapesh

Detaje të reja janë zbuluar nga përplasja mes bandave shqiptare në Athinë. Pas masakrës me tre të vdekur dhe dy policët e plagosur në Athinë fshihet çmontimi i një bande të trafikut të drogës majin e kaluar, anëtarë të së cilës ishin dy nga shqiptarët e vrarë nga përplasja që ndodhi një natë me parë, për të larë hesapet.

Ata kishin qenë pjesë e të njëjtit grup për trafikun e drogës por mes tyre kishin nisur mosmarrëveshjet për pazare. Të dy palët kanë nisur të debatojnë në rrugë.

Njëri prej tyre dyshonte se kishte qenë tjetri që e kishte spiunuar. Viktima e parë dyshohet se ishte një pjestar i një bande të vogël që u shpërbë nga policia, ndërsa kreu i bandës, Adil Tefa ishte kreu bandës.

Ora 11:55
Përplasja mes bandave në Athinë, zbulohet emri i një prej viktimave

1656842526_adiltefa.jpg

Është zbuluar identiteti i një prej viktimave të masakrës me 3 viktima dhe 3 të plagosur në Athinë. Raportohet se një prej të vdekurve nga përleshja e përgjakshme mes dy familjeve shqiptare është Adil Tefa.

Ora 10:20
‘Menduam se ishin fishekzjarre’, zbardhen dëshmitë e banorëve në Athinë pas masakrës me 3 të vdekur

Janë zbardhur dëshmitë e banorëve që ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes pas përplasjeve në Athinë ku mbetën të vdekur tre shqiptarë. Ato thanë se fillimisht menduan se ishin fishekzjarre, ndërsa më pas kanë parë efektivët te plagosur.

‘Ishim ulur jashtë dhe papritmas dëgjuam të shtëna armësh. Në fillim menduam se ishte fishekzjarre. Më pas kuptuam se çfarë ndodhi. Ne pamë një oficer policie që po çalnte dhe një tjetër që ishte i shtrirë në tokë. Kishim frikë. Disa thonë se ka grabitur një dyqan dhe teksa po kalonin policët, hapi zjarr ndaj tyre”, thotë një dëshmitar okular.

 

Ora 09:09
Përplasja me armë në Athinë, ndërron jetë edhe shqiptari i tretë

Ka ndërruar jetë edhe një person i tretë që mbeti i plagosur rëndë në përplasjen e përgjakshme që ndodhur në Athinë. Burimet konfirmojnë se ka vdekur shtetasi shqiptar i cili pasi doli nga mjeti “Audi” u godit nga një makine në ecje. Sipas mjekëve ai kishte gjithashtu plage me arme zjarri, ndoshta nga shkëmbimi i zjarrit me mjetin “Mercedes-Benz”.

Ora 09:04
Publikohen pamjet e vrasjes së shqiptarit në Athinë, u ekzekutua në mes të rrugës (VIDEO)

Janë publikuar videot të përplasjes së përgjakshme në Athinë mbrëmjen e kaluar. Në video shihet teksa pas një konflikti vritet një nga shqiptarët dhe autorët largohen qetësisht.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 03/07/2022 21:10

    Jemi ne demokraci dhe keto gjera ndodhin ne cdo vend te botes mos e ekzagjeroni shume me Shqiptaret se jane bisht I kavallit perpara organizatave te tjera qe veprojne

    Përgjigju
  • Tata: 03/07/2022 17:39

    Sa te ndyre paskemi qene,ndaj kurre su beme edhe ne zemer te europes,kafshe ngelem. E mos me thoni se e kane nga fukaralleku,sepse asnjeri nga keta kriminelet tane nuk eshte fukara. E kane nga babezia,pa shkollle e pa zanat duan te jene milionere. Njerez pa nder e pa karakter,felliqesira,mjer toka qe i mban

    Përgjigju
  • Ermal: 03/07/2022 16:01

    Gyna per shqiptaret .vriten me njeri tjetrin.Ngushellime familjeve Te shqiptar

    Përgjigju
  • Albi: 03/07/2022 14:02

    Po i bahete vone greqis, shqiptare e sapi, tu vre me njeritjetrin

    Përgjigju
  • ALVANOSI: 03/07/2022 13:02

    Alvanos do ngelet. NGUSHULLIME familjareve te Policeve dhe te pafajshmeve. Ktyre tjereve rruga e mbare, ishalla gjen toka dhe lek ne ate jeten tjeter

    Përgjigju
  • Shqiptar: 03/07/2022 08:12

    Shqiptaret me te varfer dhe me te vuajtur jan ato te greqise, me mir bejne qe te rrikthehen ne shqiperi se te rrin atje si fukarenj dhe pastaj vijn ata te italise

    Përgjigju
    • O Vin: 03/07/2022 18:53

      Ore ore fshtarruk jugu cbere cbere , rri urt e shko puno token ne greqi e puno ne fabrik itali o barbon

    • Vin: 03/07/2022 13:14

      Pastaj te shkojn te gopi sateme

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!