Një debat i fortë ka ndodhur mes Flamur Nokës dhe Ermonela Felajt në lidhje me heqjen e fjalës së Sali Berishës, duke iu drejtuar se “kush je ti që i heq fjalën, jepi kohën time”
Ndërkohë që Felaj tha se duhet të respektohet koha e gjithsecilit për të folur. Deputeti Noka është afruar tek foltorja, ku qëndronte ende Berisha, duke iu drejtuar Felajt se nuk po respektonte rregulloren. Menjëherë ka ndërhyrë garda, ndërsa ajo i ka kujtuar procedurën duke i thënë se koha ka përfunduar.
“Nuk kam ndërmend të lejoj fjalë mbi atë që parashikon rregullorja, zoti Noka ju tërheq vëmendjen për gjuhën e papërshtatshme ndaj kryetares së Kuvendit, zini vend e mos flisni pa radhë, uluni”, tha Felaj.
Lajmi kryesor:
Debate brenda PD shkojnë në Kuvend! Rithemelimi kërkon që të flasë në emër të PD, Felaj ndërpret Berishën! Noka: Kush je ti! Alibeaj: Të respektohet lista e deputetëve që kam çuar për të folur
