Debate brenda PD shkojnë në Kuvend! Rithemelimi kërkon që të flasë në emër të PD, Felaj ndërpret Berishën! Noka: Kush je ti! Alibeaj: Të respektohet lista e deputetëve që kam çuar për të folur

Debatet e brendshme të PD kanë ardhur deri në seancën e Kuvendit, ku grupi i Rithemelimit dhe ai i Alibeajt janë përplasur në lidhje me kohën e diskutimit që kishin në dispozicion. Kjo përplasje lindi kur drejtuesja e seancës Ermonela Felaj i ndërpreu fjalën Sali Berishës duke thënë se koha e tij kishte mbaruar. Por kjo ka sjellë reagimin e ashpër të Albana Vokshit dhe Flamur Nokës, të cilët kërkonin që koha të llogaritej sikur ato po flisnin në emër të grupit parlamentar të PD. Kjo ka sjellë reagimin e Alibeajt, i cili i kërkoi drejtuese së seancës që të respektonte listën e deputetëve që i kishte çuar në emër të grupit parlamentar të PD për të folur.

Në nisje të seancë plenare është betuar edhe Pandeli Majko, i cili mori mandatin e deputetit pas lënies nga Alqi Bllako, i cili u arrestua nga SPAK për aferën e inceneratorit të Fierit. Më pas seanca ka vijuar me debatet sipas rendit të ditës, ku ka pasur replika të forta mes ministres së jashtme Olta Xhaçka dhe Sali Berishës. Xhaçka tha se Berisha që i ka duart e lyera me gjak, duke iu referuar vrasjeve të 21 janarit, nuk duhet të jetë në Kuvend. Ndërsa Berisha e akuzoi ministren se kur ka mbajtur postin e ministres së Mbrojtjes ka plaçkitur pronat e ushtarëve.

Sipas Bersishës, Xhaçka ka përdorur postin e saj për të pasuruar bashkëshortin me prona në Dhërmi. Replika e Xhaçkës erdhi menjëherë, e cila tha se është krenare me bashkëshortin që ka, duke ngritur një pyetje retorike nëse gruaje e Sali Berishës është e lumtur me njeriun që ka në krah. Xhaçka u kujdes të theksonte se bashkëshorti i saj nuk ka përfituar asnjë centimetër katror tokë nga shteti.

Diskutimet kanë vijuar edhe me Këshillimin Kombëtar, ku zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj theksoi se përgjigjet e dhëna nga qytetarët shqiptarë do të jenë një mekanizëm për të formatuar politikat e qeverisë në vazhdim. Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka u shpreh se 59% e shqiptarëve kanë mbështetur nismën Ballkani i Hapur, duke theksuar se kjo nismë do të ndihmojë në trajtimin efikas të çështjeve që janë ende të pazgjidhura në Ballkan.

Por për deputetin demokrat Kreshnik Çollaku, Këshillimi Kombëtar është një propagandë e qeverisë, ku i bëri thirrje maxhorancës se nëse duan të jenë transparent me shqiptarët, ta hedhin në referendum Ballkanin e Hapur dhe të shohin sa do mirëpritet nga qytetarët. Sipas tij, mbi 500 mijë qytetarë që i janë përgjigj Këshillimit Kombëtar nuk përfaqësojnë mendimin e të gjithë popullsisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:14
Muzhaqi: Vullneti i qytetarëve për mbështetjen sociale të nënave me fëmijë të mitur do të kthehet në politika konkrete

 

“Vlerësimi dhe përkrahja që qytetarët i kane dhënë pyetjes për mbështetjen e veçantë sociale për nënat me tre ose më shumë fëmijë të mitur, do të materializohet në politika dhe hapa konkrete”.  Kështu ka deklaruar ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, në seancën plenare të 11 prillit, në lidhje me rezultatin e Këshillimit Kombëtar, ku 81% e qytetarëve kanë mbështetur ofrimin e mbrojtjes së veçantë sociale nga shteti për nënat me fëmijë të mitur.

Kjo sipas ministres, për të mbështetur dhe fuqizuar akoma më tepër rolin e gruas familjare, me prioritet kujdesin ndaj mirërritjes dhe mirë-edukimit të fëmijëve në familje.

“Vullneti i qytetarëve është detyrë për ne”, tha Muzhaqi nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, “të cilin do ta kthejmë në politika dhe ligje konkrete”. Me qëllim që nënat shqiptare me tre ose më shumë fëmijë të mitur të kenë më shumë mundësi financiare dhe sociale, sipas saj, për të qenë të pavarura dhe për t’iu përkushtuar më tepër edukimit të fëmijëve tyre.

Gjithashtu, ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, solli në vëmendje dhe reagimin e qytetarëve në lidhje me ashpërsimin e dënimit për autorët përsëritës në kryerjen e krimeve të rënda kundër personit dhe dyfishimin e dënimit për autorët që kryejnë dhunë në familje dhe krime ndaj fëmijëve.

Në formularin e Këshillimit Kombëtar, 81% e qytetarëve kanë kërkuar dyfishimin e dënimit dhe heqjen e gjykimit të shkurtuar për autorët që kryejnë dhunë në familje dhe krime ndaj fëmijëve. Një shifër që ministrja e Shtetit e cilësoi “të lartë” dhe “tregues kryesor” të qëndrimit të qytetarëve ndaj këtij fenomeni.

“Kushdo që kryen krime ndaj një krijese të pafajshme siç janë fëmijët duhet të marrë ndëshkime më të rënda”, tha ajo.

Ndër të tjera, ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët u shpreh se është “inkurajues” fakti që, qytetarët kanë kërkuar nëpërmjet këshillimit kombëtar, “një Shqipëri ku gratë dhe fëmijët mbrohen nga shteti”, duke dyfishuar dënimet për autorët që kryejnë dhunë në familje dhe krime ndaj fëmijëve.

Nismën e Këshillimit Kombëtar, Muzhaqi e ka klasifikuar si një risi në politikëbërjen shqiptare, duke përfshirë kështu qytetarët dhe grupet e interesit në hartimin e politikave dhe strategjive kombëtare.

I të njëjtës linjë ka qenë dhe hartimi i Strategjisë Kombëtare të Rinisë, në të cilën ministrja e Shtetit tha se, për herë të parë janë përfshirë qindra të rinj nga qytete, shkolla dhe universitete të ndryshme të vendit, duke u angazhuar për të dhënë mendimet e tyre në krijimin e këtij dokumenti strategjik.

Ora 20:09
Përplasje në Kuvend/ Berisha mbaron kohën e fjalës së tij, Flamur Noka i bërtet Felajt: Kush je ti që i heq fjalën, jepi kohën time

Një debat i fortë ka ndodhur mes Flamur Nokës dhe Ermonela Felajt në lidhje me heqjen e fjalës së Sali Berishës, duke iu drejtuar se “kush je ti që i heq fjalën, jepi kohën time”

Ndërkohë që Felaj tha se duhet të respektohet koha e gjithsecilit për të folur. Deputeti Noka është afruar tek foltorja, ku qëndronte ende Berisha, duke iu drejtuar Felajt se nuk po respektonte rregulloren. Menjëherë ka ndërhyrë garda, ndërsa ajo i ka kujtuar procedurën duke i thënë se koha ka përfunduar.

“Nuk kam ndërmend të lejoj fjalë mbi atë që parashikon rregullorja, zoti Noka ju tërheq vëmendjen për gjuhën e papërshtatshme ndaj kryetares së Kuvendit, zini vend e mos flisni pa radhë, uluni”, tha Felaj.

Ora 18:58
Korreshi: Ngritët çmimin e plehut që të mbillen serat boshe në Lushnjë me hashash

Deputeti i Partisë Demokratike për Lushnjën, Saimir Korreshi ka ngritur sot në Kuvend çështjen e legalizimit të kanabisit mjekësor.

“Nuk e di ku jetojmë. Unë do të them tre problematikat e elektoratit tim. Kishin ca halle ata poshtë dhe një ndër ta ishte hashashi, rrija e çmimeve dhe fukarallëku. Për hashashin nuk kishin dyshime se tani vetëm gjetën mënyra si ta legalizojnë. Por njerëzit një gjë kishin të mirë të paktën të na mpijnë trutë dhe të harrojmë dy të tjerat çmimet dhe fukarallëkun. Ju thoni kemi bërë rritje ekonomike. Rritja e çmimeve te ju është bërë si ajo vallja tre hapa para dy mbrapa. Poshtë ka fukarallëk. Burra që dalin dhe numërojnë pllakat e trotuarëve. Nuk ju del të ulen në kafe, ju keni marrë dinjitetin. Hashashi aty ka qenë, në çdo cep të Leshnjes pihet hashash. E ngritën plehun, prandaj u mbyllën serat që të liheshin bosh për hashash. Hanë grosh 30 ditë, i ziejnë në kazan ushtrie. Këtu ka arritur fukarallëku. Nuk e di çfarë paketash keni bërë, por të gjithë ata që ju dhanë votën më 6 mars, për atë 30 mijë lekëshin u keni bërë presion. Fukarallëku ëhstë ulur në gjunjë këmbë kryq dhe po pret që ju ti hidhni koren e bukës”, tha ai.

Ora 18:53
Çollaku: T'i pyesim shqiptarët për Ballkanin e Hapur me referendum, mos i manipuloni me Këshillimin Kombëtar

 

Nga foltorja e Kuvendit, deputeti demokrat, Kreshnik Çollkau i bëri një thirrje të hapur maxhorancës që të bëjnë një referendum ku të marrin mendimin e qytetarëve për nismën Ballkani i Hapur. Sipas tij, qeveria po manipulon opinion publik me Këshillimin Kombëtar se 59% e qytetarëve shqiptarëve janë pro nismës Ballkani i Hapur.

"Vazhdojnë shkarkohen armatime ruse kineze në Beograd, ju thurni lavde të një projekti në favor të Serbisë, duke  na e paraqitur Vuçiç si një faktor paqeje, Serbia po armatoset. Nga disa media, nga viti 2020, 30 tanke të mbërritur nga Rusia, dronë nga kina, rrezja goditëse shkon deri në Sarandë. Ju arrini dhe guxon të manipuloni opinion publike një pseudo synim, që 59% e shqiptarëve qenkan me Vuçiç  dhe kundër Kosovës e Kurtit. A mund t'i thirrni një moment arsyes, a doni ta testojmë thërrasim një referendum dhe ftojmë shqiptarët të votojnë nëse duan të rrinë në projekt apo jo. Ky është manipulim. Është kjo kauzë që na ndau në çështjet e politikës së jashtme", tha Çollaku. 

Ora 18:33
Ministrja e Jashtme: Ballkani i Hapur na ndihmon për çështjet e pazgjidhura në rajon, 59% e shqiptarëve e mbështesin

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka thënë në Kuvend se 59% e qytetarëve kanë mbështetur nismën e Ballkanit të Hapur. Sipas Xhaçkës, Ballkani i Hapur është një vizion i ri për të ardhmen e rajonit si që duhet të përdoret për të trajtuar në mënyrë efikase çështjet e pazgjidhura në rajon.

"Janë 59% të qytetarëve që e mbështesin Ballkanin e Hapur, shifër që tregon se mbështetja shkon përtej përkatësive politike. Më gëzon në këtë shifër është se tregon sesa  e maturuar është sot shoqëria shqiptare për të mbështetur një vizion të ri. Shqiptarët pavarësisht propagandës e kanë kuptuar që kjo nismë nuk bëhet falë për rigritjen e ish-Jugosllavisë, por një vizon për të ardhmen, krijimin e lidhjeve ekonomike, tregtare e politike, na ndihmon ta trajtojmë në çështje më efikase çdo çështje që është e pazgjidhur në rajonin tonë", tha Xhaçka.

 

Ora 18:25
Berisha: Xhaçka ka lumturuar burrin me prona në Dhërmi! I përgjigjet ministrja: Nuk ka përfituar asnjë centimetër katror tokë nga shteti shqiptar

Sali Berisha ka akuzuar ministren e jashtme, Olta Xhaçka se ka përdorur postin e saj për të pasuruar bashkëshortin me prona në Dhërmi. Menjëherë ka ardhur edhe replika e ministres duke thënë se bashkëshorti i saj nuk ka përfituar asnjë centimetër tokë nga shteti shqiptar.

"Më lejoni t'iu them diçka zonja të nderuara, vetëm njëra ka superbashkëshort, madje bashkëshort strategjik, quhet strategjik se e ka lumturuar të shoqin me prona në Dhërmi. E ka lartësuar në nivelin e investitorit strategjike", tha Berisha.

"Bashkëshorti im s’ka përfituar asnjë cm2 tokë nga ky shtet. Dhe si për çdo biznesmen që punon me djersë e riskon në këtë vend, unë jam krenare për burrin tim, po gruaja juaj, është krenare për ju? Berisha, je shëmbëlltyrë e vdekjes politike që i ulërin dëshpërimi i vulës së fatit të vet. Fatin e ke shkruar vetë me duart e përgjakura të pushtetit tënd politik. Vulën ta ka vënë aleati ynë strategjik", tha Xhaçka.

Ora 18:06
Xhaçka-Berishës: Fatin e ke të vulosur nga SHBA, i ke duart e lyera me gjak! Ish-kryeministri: Plaçkite pronat e ushtarëve

 

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka replikuar me ish-kryeministrin Sali Berisha në kuvend. Xhaçka tha se një politika që i ka duart e lyera me gjak, duke iu referuar vrasjeve të 21 janarit, nuk duhet të jetë sot në Kuvend. Berisha e akuzoi se kur ka qenë ministre e Mbrojtjes ka plaçkitur pronat e ushtarëve.

"E kaluara e hidhur, shëmbëlltyra e vdekjes së hidhur se vulën ua ka vënë aleati më i madh, SHBA, që e keni shkruar vetë me duart e përgjakura. Një politikan i tillë nuk duhet të ishe këtu dhe nuk se çfarë përfaqëson", tha Xhaçka.

"Mund ti them zonjës se në historinë e ministrisë së mbrojtjes nuk ka patur njeri më plaçkitës ndaj pronave të ushtrisë sesa parafolësja. Olta kur flet duhet të matesh dy herë se e ke filluar me piramidat dhe e mbylle me plaçkitjet e pronave të ushtrisë", tha Berisha.

Ora 17:49
Kriza me çmimet, Ahmetaj: Të gatshëm të marrim masa mbrojtëse në varësi të situatës

 

Duke renditur të gjitha masat e marra nga qeveria për të përballuar krizën e shkaktuar nga lufta, zv.kryeminsitri Arben Ahmetaj tha se qeveria është e gatshme të marrë masa të tjera për të përballur krizën në varësi të situatës që do të përballemi. Ahmetaj e vuri theksin edhe Këshillimi Kombëtar duke thënë se përgjigjet e dhëna nga qytetarët shqiptarë do të jenë një mekanizëm për të formatuar politikat e qeverisë në vazhdim.

"Qeveria është e gatshme të bëjë atë që duhet për të përballuar krizën, që nuk e di askush sa do vazhdojë për shkak të luftës. Kur sollëm këtu të gjithë atë ligj dhe qasje për bashkëbisedime qytetarët, ju e morët me shkaka nuk e vlerësuar, sot që të dhënat dhe pjesëmarrja është rekord, që kanë thënë majtas dhe djathtas për çështjet , një shumicë qytetarësh kanë mbështetur jo vetëm qasjen re por edhe shumë pyetje që do formatojnë politikat tona në vazhdim, që të Ballkani i hapur që ka në themel hapjen dhe qasjene  hapur ndaj fqinjësisë ët mirë, por edhe ta bëjmë zonën më atraktive për bizneset. Për taksat, ne do ndihmojmë qytetarët në nevojë, taksën e naftës, akcizën nuk është efektive, ka dështuar dhe shumica shkon në favor të tregtarëve jo të konsumatorëve, aq më tepër në favor të konsumatorëve që kanë nevojë dhe kjo maxhorancë i mbron", tha Ahmetaj.

Ora 17:15
Pandeli Majko betohet për herë të 8 si deputet i PS, mori mandatin e lënë nga Alqi Bllako! Shfaqet i qeshur dhe përqafohet me deputetët socialistë

Pandeli Majko u betua sot për herë të 8 si deputet i Kuvendit të Shqipërisë duke zënë vendin e lënë bosh nga Alqi Bllako, i cili u arrestua nga SPAK për aferën e inceneratorit të Fierit.

Majko është zgjedhur për herë të parë deputet në vitin 1992, ai ka mbajtur postin e kryeministrit të Shqipërisë në vitet 98-99 dhe atë të ministrit të Mbrojtjes në vitet 2002-2005.

Ish-ministri për Diasporën dhe një nga figurat e njohura të Partisë Socialiste u betua sot para kolegëve të tij, teksa kryeparlamentarja Lindita Nikolla lexonte procedurën.

Majko u rendit vetëm një vend poshtë listës fituese në 25 prill, çka bëri që këtë një vit t’i mungojë Parlamentit. Por me lënien e mandatit nga Alqi Bllako, Majko rikthehet kështu në karrigen e tij në Kuvend për tre vitet e ardhshme.

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Begu: 12/04/2022 10:10

    Po sa PD jane ore?!!!Nuk ka parti qe zhgjidhen me grumuj njerezish te marrur nga rruga dhe te zgjedhin "lider" si Berisha ne stadion.Ajo ishte nje humor banal politik qe, as nuk e ke pa e as nuk e ke degjuar kurre dhe askund.

    Përgjigju
  • Iris: 12/04/2022 02:07

    Ja dhe /kopacja me xhunga/,Flamur Noka! Po pse o Flamur,vetem /kohen tende/ do t'i japesh Berishes?! Jepi dhe vite nga jeta jote,apo i kursen ato se jeten tende e ke shume te shtrenjte t'ia falesh Berishes?!

    Përgjigju
  • Volf Kosturi: 11/04/2022 20:32

    O Flamuri pa bisht po hik mor burr se je bër shum i pa durushëm me sjellin tënde në parlament. Po mjaft se Salhe bajga flet vet.

    Përgjigju
  • VASO SHAKA: 11/04/2022 20:24

    O Flamuri pa bisht je bo si Ver llapa shkret. Po ri urt mor flamuri pa bisht ri urt. Se do i them Rexhep Kasap Bule LEKËS [ kepi] që të shkruaj një artikull madhështor kundra teje. Rexhepi ka qen kasap therte DERRA po artikujt i qan fare. E megjithse kepi ka 7 klas shkoll artikujt i qan o flamuri pa bisht.

    Përgjigju
  • dulja: 11/04/2022 17:23

    E shikone sa me fate je fytju punes tashi se je dhe i vjetere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë