Përplasje në gjyqin për grupin falsifikator, përgjigjja e gjyqtarit acaron avokatin Visha: Përjashtojeni!
Është shoqëruar me debate e përplasje seanca e sotme në Apelin e Krimeve të Rënda për grupin kriminal të falsifikatorëve të vizave e pasaportave, duke çuar në ndërprerje të seancës.
Avokati Ardian Visha kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Dhimitër Lara.
Grupi i falsifikatorëve të vizave
Është shoqëruar me debate e përplasje seanca e sotme në Apelin e Krimeve të Rënda për grupin kriminal të falsifikatorëve të vizave e pasaportave, duke çuar në ndërprerje të seancës.
Grupi i të pandehurve i përbërë nga 27 persona kanë kërkuar rivlerësim të masave të sigurisë, por gjyqtari Dhimitër Lara pa dhënë vendimin ju ka thënë të pandehurve se për këtë ata duhet t’i drejtohen Gjykatës së Lartë.
Kjo ka acaruar avokatin Ardian Visha, i cili ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarit Lara për vendim të paragjykuar. Kërkesa e avokatit për përjashtimin e gjyqtarit është marrë në shqyrtim nga kryetari i Gjykatës, Fehmi Petku.
Grupi i të arrestuarve dërgonin klandestinë në SHBA, Kanada dhe Britani kundrejt 20 mijë eurove. Nga 17 të arrestuarit në Shqipëri, 2 janë efektivë policie, ndërsa goditja e grupit kriminal u bë në mes të muajit maj, pas një hetimi të gjatë.
Gjatë operacionit u zbuluan dhe sekuestruan 7 laboratorë në Greqi dhe 4 në Shqipëri për falsifikimin e dokumenteve, pajisje të ndryshme dhe një sasi e madhe parash cash, pasaporta biometrike të BE-së të falsifikuara.
Personat e arrestuar:
1. Ilir Myrtaj, 60 vjeç, nga Tirana
2. Alfred Myrtaj, 54 vjeç, nga Tirana
3. Marjo Myrtaj, 29 vjeç, nga Tirana
4. Albert Xhelilaj, 57 vjeç, nga Tirana
5. Gentjan Stojku, 37 vjeç, nga Tirana
6. Florjan Hysenaj, 53 vjeç, nga Shkodra
7. Entela Çala, 43 vjeçe, nga Tirana, punonjëse policie
8. Arian Uku, 39 vjeç, nga Tirana, punonjës policie
9. Keldi Beshi, 48 vjeç, nga Tirana
10. Arben Kadiu, 54 vjeç, nga Tirana
11. Ismail Alushani, 47 vjeç, nga Tirana
12. Ylli Gokaj, 63 vjeç, nga Shkodra
13. Aleksandër Leka, 61 vjeç, nga Tirana
14. Shkëlqim Mema, 46 vjeç, nga Tirana
15. Qazim Hysko, 60 vjeç, nga Tirana
16. Rezalba Hotaj, 22 vjeçe, nga Shkodra
17. Vera Mehmetaj, 27 vjeç, nga Shkodra
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.4%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13.1%
Vota total: 4626
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në kërkim nga Interpol Moska për përfshirje në hierarki kriminale, avokatët Ardian Visha dhe Isuf Shehu thirrje qeverisë të mos ekstradojnë në Rusi, Igor Kokunov
30 Shtator 2024, 15:40
-
Inceneratori i Tiranës, shtyhet për nesër seanca në GJKKO për ankimin e 8 prej të akuzuarve! Avokati i Abeshit kërkon përjashtimin e gjyqtarit Dhimitër Lara
26 Janar 2024, 15:24
-
Vendimi për shkarkimin ose jo të gjyqtares Enkelejda Hoxha më 25 shkurt! KLGJ pranon kërkesën e avokatit, ILD kundër: Kishin kohë mjaftueshëm
16 Shkurt 2021, 11:52
-
S’ka gjyqtarë të rinj për rigjykimin e Tahirit, rrezikohet procesi
28 Qershor 2020, 11:15
-
Ekskluzive/ Dy paditë që po mbajnë peng plotësimin e Gjykatës së Lartë
25 Qershor 2020, 17:45
-
Nure Dreni u shkarkua nga vettingu/ KLGJ zgjedh gjyqtarin e ri për çështjen Tahiri, 5 ditë para vendimit
19 Qershor 2020, 17:19
-
15 gjyqtarë në garë për 4 vende në Gjykatën e Lartë! Mes kandidatëve ish-avokatja e Shtetit dhe Saida Dollani (DOKUMENTI)
14 Qershor 2020, 12:11
-
Zbardhet vendimi i gjykatës për Luan Dacin, Apeli nxjer 'nul' akuzën, s’ka kryer falsifikim të dokumentave
11 Qershor 2020, 20:38
-
Gënjeu për të shkuarën, SPAK nisi hetimet, përcaktohet trupa për dosjen e Luan Dacit në Apel
1 Qershor 2020, 11:29
-
Iu arrestua i ati për falsifikim vizash drejt SHBA, zv.ministrja Lorena Haxhiu jep dorëheqjen
21 Maj 2020, 21:12
-
Babai i zv.ministres së Arsimit, mes të arrestuarve për falsifikim vizash drejt SHBA
21 Maj 2020, 20:02