1767601940_protestalapaj.jpg

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar lidhur me përplasjen e ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme të policisë me aktivistët dhe mbështetësit e Adriatik Lapaj. Vetë ky i fundit u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore pasi u godit me një bombol gazi në kokë.

Në reagim sqarohet se mbrëmjen e djeshme në urgjencë janë paraqitur 5 persona, 2 prej të cilëve efektivë të Policisë së Shtetit. Njëri prej tyre ka lënë tashmë ambientet e spitalit ndërsa tjetri vijon të marrë mjekim.

Gjendja e Lapajt paraqitet stabile, pa dëme serioze dhe se pritet t’i nënshtrohet një ekzaminimi nga neurologët e më pas të lërë ambientet e spitalit. Gjithashtu për mjekim janë paraqitur dhe 2 protestues, të cilët pasi kanë marrë mjekimin e nevojshëm janë larguar nga spitali.

“Në Spitalin Universitar të Traumës, mbrëmjen e djeshme janë paraqitur 5 persona, dy prej të cilëve efektivë të Policisë së Shtetit. Njëri prej tyre ka lënë Spitalin ndërsa tjetri vijon i hospitalizuar nën kujdesin e mjekëve.

Z. Adriatik Lapaj pas ekzaminimeve të kryera ndodhet jashtë rrezikut për jetën por po vijon të jetë në spital në kujdesin e ekipit mjekësor.

Gjithashtu,  për ndihmë mjekësore në spital janë paraqitur edhe dy protestues të cilët gjithashtu ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe kanë lënë ambientet e spitalit pasi kanë marrë ndihmën mjekësore”, thuhet në reagim.


Lajmi kryesor:

Protesta e ‘Shqipëria Bëhet’, Policia ndërhyrje sërish gjatë natës! Lapaj dërgohet në spital, i ra ngrohësja në kokë! 4 të arrestuar, 9 nën hetim (VIDEO)