Rep-pop/ ‘Hamleti’ i kohëve moderne! Aktorët që e kanë luajtur ndër vite dhe presioni psikologjik për të realizuar personazhin e Jockerit

A nuk keni dëgjuar ndonjëherë për fuqinë shteruese të të qeshurit? Po për të gjithë të fshehtat e saj? Në jetë e përditshme dëgjojmë shumë të qeshura, por vetëm një e qeshur karakteristike do të na sillte ndërmend personazhin më të njohur “Joker”.

Trilogjia e Jokerit fillon si një komedian i dështuar i cili filloi të kryente krime për të suportuar gruan e tij shtatzënë e cila më vonë humbi jetën aksidentalisht, pas kësaj ai humbi mendjen dhe u bë një nga kriminelet më të rrezikshëm në botë.Jokeri tashmë është kthyer në një personazh shumë popullor në histori.

I pari që e ka luajtur personazhin kompleks të Jockerit ishte Cesar Romes, i dyti Jack Nicholson, më pas me performancën e tij të paharruar Heath Ledger, Jared Leto dhe së fundmi, Joaquix Phoenix i cili fitoi Oscar në rolin e Jockerit si aktori më i mirë.

"Hamleti"  i historisë moderne është lehtësisht i dallueshëm falë të qeshurës se tij karakteristike. Të jesh një aktor i shkëlqyer i Jockert është tepër e rrezikshme! Heath Ledger, konsiderohet si më i përsosuri i këtij personazhi dramatik. Vdekja tragjike nga mbidoza e ilaçeve qetësuese e tij në moshën 28-vjeçare i bëri t gjithë të fajësojnë presionin psikologjik brenda kornizave të rolit të tij. Health Ledger thoshte se: "Shkoja çdo dite shume i lodhur ne shtëpi dhe nuk mund te flija sepse nuk pushoja dot se menduari"

Mesazh më i fortë i historisë së “Jockerit” është se shoqëria duhet të bëjë më shumë për të mbështetur të varfëritë dhe ata që kanë nevojë për kujdes psikologjik dhe mjekësor. A mendoni se brenda çdokujt prej nesh fshihet një "Joker" ?

J.GJ./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?