LEZHE - Përroi që përshkon fshatin Troshan në Lezhë prej kohësh ka përpirë me dhjetëra hektarë tokë bujqësore. Me ardhjen e dimrit dhe shtimin e prurjeve përroi kërcënon sërish përmbytjen e tokave bujqësore dhe banesave, ndërsa banorët bëjnë apel për ndihmë.
...

Me dhjetëra banesa në fshatin Troshan të Njesisë Administrative të Blinishtit në Lezhë, rrezikohen nga përroi i fshatit, i cili gjatë viteve të fundit ka përpirë me dhjetëra hektarë tokë.

Situatë ka agravuar edhe më tej gjatë reshjeve të fundit të shiut, pasi prurjet e mëdha kanë shkaktuar gërryerje të tjera, ndërsa nga kjo situatë po rrezikohet rruga e fshatit si dhe një urë provizore e cila është ndërtuar me kontributin e vetë banorëve.

tershon lezhe

Këta të fundit tregojnë se rrjedha e përroit është shumë e fuqishme gjatë periudhës së dimrit, duke deklaruar se është premtuar disa herë ndërhyrja gjatë fushatave elektorale por ka munguar veprimi konkret.

Ata i bëjnë thirrje shtetit që të ndërhyjë, pasi toka bujqësore dhe banesat tyre janë në rrezik nga gërryerjet.

Pavarësisht problematikës pushteti vendor ka zgjedhur të heshtë përballë kësaj situate.

tershon lezhe

tershon lezhe