Përse Rama nuk kritikohet nga ndërkombëtarët?

Përse Rama nuk kritikohet nga ndërkombëtarët?

Edi Rama

Kontinenti europian dhe po vetë Perëndimi kanë hyrë pas konfliktit të Ukrainës në një situatë të re ndërkombëtare përballë Rusisë që mund të konsiderohet me fillimin e një forme të re të Luftës së Ftohtë! Madje kjo luftë e re në fakt në krahasim me ngritjen e "Perdes së Hekurt" fill pas mbarimit të Luftës II, është shumë më e rrezikshme, sepse është hibride dhe tashmë informacioni ka rolin parësor! Përse është më e rrezikshm?

- Nuk ka një ndarje ideologjike mes Lindjes e Perëndimit ashtu siç ndodhi me mbarimin e Luftës II.

- Nuk ka një marrëveshje si ajo e Jaltës ku Perëndimi dhe Lindja kishin rënë dakord mes  "ndarjes" së Botës dhe qëndronin në pozicionet e tyre! 

- Nuk kishte një konflikt konkret të nxehtë në vazhdim siç është ai serioz mes Ukrainës dhe Rusisë që tashmë bën dy vjet! Ka pasur disa përjashtime si rasti i raketave Sovjetike në Kubë, Pranvera e Pragës, Konflikti i Qipros mes Turqisë dhe Greqisë! Megjithatë këto nuk ishin sa serioz për zgjerim konflikti sa është sot rasti i Ukrainës!

Çfarë ndodh në raste të ngjashme me atë të Luftës së Ftohtë? Politika e Jashtme sundoj mbi politikën e brendshme duke qenë më prioritare!

Gjithashtu, çështjet e demokracive të brendshme kalojnë në plan të dytë! I vetmi kriter i rëndësishëm mes vendeve aleate ose me interesa të përbashkëta është besueshmëria, besnikëria dhe gatishmëria për sakrificë të përbashkët dhe reciproke! Në këto rrethana, NATO dhe SHBA-të konsiderojnë vende aleate, vende mike e besnikë e liderë të besueshëm dhe të devotshëm! Pra, nëse do të marrim rastin e Shqipërisë, vendet aleate nuk do të shqetësohen shumë nëse Rama drejton me metoda demokratikë ose jo, por nëse ky i fundit është një lider i besueshëm dhe i gatshëm për sakrifica të përbashkëta e reciproke mes aleatëve!

Në kohë të ngjashme me këto që po jetojmë, siguria e përbashkët dhe garancitë për qëndrime besnike janë çështjet kryesorë dhe matësat e vendeve për të konsideruar një vend aleatë ose jo! Sa më reale bëhet rreziku i sigurisë kombëtare mes aleatëve aq më pak zbehet dëshira për të vlerësuar rregullat demokratike ose jo të një vend që bën pjesë në Aleancë!

Rama e ka kuptuar më mirë se kushdo realitetin ku po kalojmë dhe tashmë i ka dhënë prioritet politikës të jashtme duke treguar angazhim dhe devotshmëri maksimale ndaj SHBA-ve, Nato-së dhe vendeve të BE! Prandaj, për sa kohë Rama do të konsiderohet besnik, i devotshëm dhe i gatshëm për çdo sakrificë të përbashkët, mos prisni që Perëndimi apo Shba-të do të merren me të për t'a kritikuar për mos zbatimin e rregullave demokratike!

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hashure: 03/03/2024 14:16

    Sepse nderkombetaret nuk kane asnje efekt negativ apo pozitiv ne fund banoret dhe qytetaret i mbajne nen kurriz cdo pasoje pozitive apo negative ! Nderkombetaret nje province te Vogel e quajne ballkanin pra interes minimal

    Përgjigju
  • Nesti: 02/03/2024 21:42

    Sepse eshte servili i europes , perse ta kritikojn Europa .

    Përgjigju
  • Leshi Alban.: 02/03/2024 19:50

    Historia Alban përsëritet porpër disa(dhe për ty)me kokë poshtë ose më sakttë mbrapsht sikundër dhe jeni gatuar,(për një KOCKË). UNË nuk jam me P.S.porvezën që po bënë ajo takëmi juaj kërkon t'a mohojë.Jeni nihilistë,njk dini të kërkoni gjëra më të mira për SHQIPËRINË por vtëm për xhepat tuaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Financim nga qeveria, do rehabilitohen 5 shkolla në Shkodër, Rama: I ndryshojmë faqe infrastrukturës arsimore

Financim nga qeveria, do rehabilitohen 5 shkolla në Shkodër, Rama: I ndryshojmë faqe infrastrukturës arsimore