Përse s'ka vend krahasimi me të madhin e të pazëvendësueshmin Churchill?

Përse s'ka vend krahasimi me të madhin e të pazëvendësueshmin Churchill?

Winston Churchill

Politika shqiptare zakonisht në mënyrë dëshpëruese është munduar tu referohet e të krahasime me modelet, figurat politike të huaja. Kjo dëshmon varfërinë e përgjithshme të politikës shqiptare që me gjitha përpjekjet nuk ka arritur të krijoj ideal tipe si referim apo frymëzim për brezat. Kjo dëshmon varfëri e madhe që ka politika shqiptare me personazhe politike që nuk ka prodhuar modele e kjo është edhe si pasojë e monopolit që ka pësuar politika shqiptare, që edhe pse kanë kaluar 30 vite, historia rrotullohet rreth jo më shumë se katër figurave kryesore, që thuajse me marrëveshje të heshtur kanë zëvendësuar njeri-tjetrin, duke mos afruar asgjë të re dhe interesante. Në këto momente dëshpëruese dhe konsumuese, po duan t'i referohen si model të madhit e të pazëvendësueshmit Churchill. Po a ka vend për një krahasim të tillë?

-Churchill ishte personi që bëri dy luftëra
-Churchill ishte personi që në cilësinë e Kryeministrit ka mbetur figura më e dashur dhe më popullore e Britanisë së Madhe në 200 vitet e fundit
-Churchill ishte i vetmi Kryeministër që insistoj dhe dëshironte t'i shoqëronte vetë ushtarët britanik në zbarkimin e  famshëm historik "D-day"!
-Churchill nuk e kërkoj pushtetin gjatë Luftës, por isha Britania që e kërkoj atë për t'i shërbyer vendit
-Churchill njihet si një ndër bashkëpunëtorët kryesor me SHBA-të duke krijuar kështu precedentin që vazhdon edhe sot se aty ku janë britanikët janë edhe amerikanët, aty ku kanë nevojë amerikanët shkojnë edhe britanikët gjithashtu
-Churchill ishte ai që fitoren ndaj Hitlerit e konsideronte edhe një fitore ndaj demokracisë
-Churchill ka çmimin Nobel për letërsinë
-Churchill nuk ka në historinë e tij asnjë perjashtim apo histori të eliminimit të kundërshtarëve
-Churchill ishte ai që paralajmëroj vendosjen e "perdes së hekurt"
-Churchill nuk ka qenë kurrë anëtar i ndonjë partie komuniste, nuk ka marrë pjesë në asnjë lëvizje bolshevike e nuk i ka shërbyer me asnjë lloj mundësie e mënyre bolshevizmit
-Churchill nuk ka qenë kurrë "Non Grata" nga SHBA-të, por një ndër miqtë të mirë të presidentit Ruzvelt
-Churchill nuk ka marr asnjë cent në mënyrë abuzive nda shtetit të tij, por i ka shërbyer pa kursime duke rrezikuar në linjë të parë edhe jetën e tij
-Churchill është edhe një ndër historianët më të mirë në Botë në volumet e tij për Luftërat
-Churchill sa herë është rikthyer e ka bërë, sepse e ka thirrur vendi dhe jo për fobitë personale për pushtet
-Churchill i ka shërbyer vendit, popullit demokracisë e jo pushtetit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit