Përsëri në Vlorë, të na falin miqtë

Përsëri në Vlorë, të na falin miqtë

Shqipëria po hapet drejt vetes pas ditëve të vështira të Covid-19. Turizmi mund të jetë shanci ynë nëse e kuptojmë dhe dëshirojmë të përmirësohemi thellësisht: Natyra magjike, e shoqëruar me infrastrukturë komode, nuk janë asgjë nëse zemrat tona janë plot urrejtje. Vlora në këto kohë duket një ishull i paqtë: jo vetëm se nuk ka raste koronavirusi mes banorëve, por mesa duket, qytetarët e saj e kanë ndarë mendjen: Do të bëjnë më të mirën për të qenë ndryshe. Pas një jave rikthehemi me lejen e gazetarit. Ndjesë miqve të shumtë që na kanë ftuar, - ata janë si drita ndriçuese në këtë qytet e do të jenë gjithmonë, - por vendosëm të bëjmë eksploruesit e rastësishëm. Ata që nuk dinë asgjë dhe shohin përmes booking apo platformave të tjera globale për turizmin, se ku do të qëndrojnë.

Një javë më parë zgjodhëm një strukturë të re dhe moderne, me një shef kuzhine të talentuar dhe staf shërbimi plot me të rinj të sjellshëm e të ndërgjegjshëm se mikpritja është suksesi apo jo i një strukture. Këtë herë dëshironim të njihnim Vlorën e thjeshtësisë dhe të natyrës. Atë të familjeve dhe të udhëtarëve dhe ja, rrugës për në Radhimë, shfaqet një e tillë mbi shkëmbinjtë e bregut: Ngjyrë portokall, ballkonet tipike, rrethuar me kangjella dhe pemë. Do të përshkruaj ndjesitë, jo emra dhe histori, e bindur se yjet një strukture ja jep secili prej nesh, nga ajo që kemi më prioritare në jetë, nga ato që kërkojmë, por edhe nga çka ka ndërtuar qënien tonë në shumë vite.

Dhoma është e thjeshtë dhe menjëherë ndjehet era e çarçafëve të larë dhe e banjos “të sapunosur”. Eshtë aroma e shtëpive të mamave tona, të atyre nikoqireve, që e kanë merak që gjërat të mbajnë erë të mirë. Shumë prej nesh janë rritur kështu besoj. Pastaj kajsia në verandë; Një pemë në oborr është kulti i shumë shqiptarëve dhe të huajve që e duan natyrën. Të kesh pemë frutore pingul mbi det është luks, nuk është standard normal. Për të zbritur në detin gjelbërosh me guralecë të bardhë, të zotët e strukturës kanë bërë shkallë e tarraca me lule, domate, qepë, sallatë, ullinj dhe e mbajnë të pastër e të sistemuar. Djali i shtëpisë na jep mirëseardhjen. Eshtë ai që na bën dy koktejle plot shije, është po ai që gatuan në mbrëmje si të ishte një puljez, siçilian apo cilido kuzhinier europian. Po ku i ka mësuar? Në verë punon në familje e në dimër shëtit nëpër struktura në Itali e në Europë.

Guackat e Vlorës të pjekura në prush, makaronat me midhje e nenaxhik, salçiçet e mishi i zgarës për të tjerë përreth, i dhanë tarracës dhe mbrëmjes aromën e vërtetë të shlodhjes dhe të pushimeve. Tirana me problemet e përplasjet e saj na dukej një tjetër planet.

Ndërsa në Radhimë shumë udhëtarë duhet të kenë parë portin e vogël. Nuk e di kush ka ndalur të ha dhe si ka ngrënë, por një përshkrim i asaj që ndodhi drekën e të shtunës meriton një prezantim: Buka e bërë vetë dhe një filxhan vaj ulliri në një jeshile të thellë dhe aromë që të sjell në tavolinë jo vetëm frutin e shtrydhur, por edhe esencën e gjetheve, rrënjëve, trungut e vitet e asaj peme. Një vaj ulliri i tillë meriton vetëm respekt. Peshku i freskët i zgarës, sallata tipike jeshile dhe një birrë e ftohtë e bëjnë drekën të shpejtë dhe të shijshme. Klientët ndihmojnë njëri-tjetrin të largojnë një grerëz të zezë, ndërsa pamja e detit me varkat e peshkatarëve dhe Karaburunin përballë, krijon përsëri një atmosferë unike.

Shumë vlonjatë ikin dhe vijnë, por qyteti ka humbur përgjithmonë atë trishtimin e madh që e kish mbërthyer dhe ka vendosur të ndriçojë e më këtë dritë, bukuri e shërbim të mirë, do t’ua marrë zemrat të gjithëve.

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ermal: 10/06/2020 20:57

    Shume shkrim i bukur, por te lutem emrin e lokalit, sepse vij per pushime dhe koha fluturon!!

    Përgjigju
  • Vlonjati: 18/05/2020 13:52

    N.q.s do ta shikosh Vloren dhe ne te ardhmen te bukur, te thjesht dhe me arome lulesh e bari, bej nje artikull qe mos te ndertohet me nga kodrat e Radhimes se dhe kaq eshte ndertuar shume. Ndryshe do kesh shume shpejt nje tjeter Golem e Durres qe as per te urinuar nuk te behet te ndalosh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja