Një ngjarje e pazakontë është regjistruar gjatë orëve të natës në lagjen nr. 4 në Sarandë, në zonën e njohur si ‘Kodër’.

Persona ende të paidentifikuar kanë dëmtuar me mjet prerës gomat e 10 automjeteve të parkuara.

Sipas informacioneve paraprake, akti vandal është konstatuar nga pronarët e mjeteve vetëm në orët e mëngjesit.

Drejtuesit e automjeteve kanë denoncuar rastin në Polici, teksa këta të fundit kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.