VIDEOLAJM/ Vrasja e dy vëllezërve në Roskovec, protesta e grave me të zeza para Apelit të Tiranës! Kërkojnë dënimin maksimal për autorët!

Të veshur me të zeza, nëna me flokë të bardha, vajza dhe gra qajnë përpara gjykatës së Apelit të juridiksionit të përgjithshëm në Tiranë.  Dy fëmijë mbajnë në dorë portretet e dy vëllezërve Lavdimir dhe Gramos Kurtaj të vrarë në fshatin Kurjan të Roskovevit nga  Altin Kuka më 10 shtator 2024 

Ata kërkojnë drejtësi dhe dënim maksimal për autorët.

Sot (15 tetor) në Apelin me Judiksion të Përgjithshëm u zhvillua seanca për Altin Kukën, dhe dy djemtë e tij të arrestuar për vrasjen e dy vëllezërve Lavdimir dhe Gramos Kurtaj

Gjykata vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Altin Kukën, për dy djemtë e tij Ervis dhe Emaurisio Kuka dhe për Tomor Zykën.

Ata ankimuan masën e gjykatës së shkallës së parë Fier, në Apel, por trupa e gjykimit la në fuqi vendimin e datës 13 shtator. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Më 16 tetor Zelensky do të prezantojë ‘Planin e Paqes’

Lufta në Ukrainë/ Më 16 tetor Zelensky do të prezantojë ‘Planin e Paqes’