Në konferëncën mbi "Fuqizimin e politikave të punësimit të personave me aftësi të kufizuar në fokus të politikave kombëtare dhe në përputhje me standardet europiane dhe praktikat më të mira", Zv/ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Bardhylka Kospiri, u shpreh se "ky është momenti i duhur për të zbatuar rekomandimet nga BE, si dhe studimet në praktikë'.
"Është një sfidë e jashtzakonshme', u shpreh Kospiri pasi përfaqësimi dhe lufta ndaj diskriminimit nuk është e lehtë. Qeveria ka një program të veçantë që ofron masa specifike për punëdhënësit dhe punëmarrësit. Sipas VKM për nxitjen e punësimit, për çdo punësim të personave me aftësi të kufizuar subjekti do të paguhet për 6 muaj nga buxheti i shtetit, duke krijuar kuste për akomodimin e tyre në punë", tha ajo. Duke përmenduar punën dhe përpjekjet e qeverisë, zv/ministrja nënvizi se kjo punë bëhet në bashkepunim me shoqërinë civile, pasi shteti ende nuk ka kapacitetet e duhura për punësmin dhe përfaqësimin dinjitoz të personave me aftësi të kufizuar. Në takimin e organizuar në formën e një diskutimi,
Drejtori i Akademisë së Studimeve Politike të Shqipërisë, Erjon Tase, nënvizoi se ky është një program i cili finacohet nga Këshilli Europës, për të tejçuar vlerat në shoqëri, ku secili të mund të përfaqësohet pa u diskriminuar". Ndërkohë që Kryetari i Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë, Sinan Tafaj, e kosideroi proçesin e punësimit të personave me aftësis të kufizuar si një nga sfidat më të mëdha dhe sipas tij, zgjidhja është fillimisht besimi tek politikat e punësimin dhe më pas implementimi real i tyre. Ndërsa Komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Irma Baraku, tha se në Shqipëri ka një problem të madh, pasi ankesat tek Instuticioni i Avokati i Popullit vijnë pasi persona me aftësi te kufizuar shihen me syrin e mëshirës. Baraku përmendi një rast konkret për një të punësuar i cili ishte punësuar por qëndronte në shtëpi ndërkohë qe rrogën e merta. Kjo situatë, sipas saj, lidhet me mentalitetin e shoqërisë. Ajo nënvizoi dhe shumë ankesa të cilat vinin si pasoje e mungesës së kushteve për të punuar, apo për të mundësuar ambjete të përshatshme për personat me aftësi të kufizuar.
Ndersa Drejtori i Zyrës Rajonale të Punës, Fatjon Dhuli, tha se 'aktuaisht janë punësuar vetëm 14 persona me aftësi të kufizuar nga zyrat e punës, një shifër e vogël por domethënëse për 6 muaj qeverisje". Dhuli nënvizoi dhe një program për nxitje e punësimit për personat me aftësi të kufizuar.
Problematikat lidhur me punësimin e personave me aftësi të kufizuar dhe integrimin e shoqërisë është një prej prioriteteve kryesore që Shqipëria duhet të përmbushë si vend aspirant për t'u bërë anëtar i Bashkimit Europian. /a.ke/
/Shqiptarja.com