Dy nga shumë personazhet që u bënë pjesë e dhunës që u ushtrua dje në protestën e opozitës, ishin nga Lezha. Një ditë pas protestës ata kanë folur dhe janë shprehur për Shqiptarja.com të papenduar për aktet e dhunës që realizuan në godinën e kryeministrisë dhe bunkerin.
Ndue Zeka dhe Fistim Meta janë dy përsonazhet kryesorë të protestes së një ditë më parë që u zhvillua në Tiranë. Ata janë dy qytetarë nga Lezha, që udhëtuan një ditë më parë drejt Tiranes për t’iu bashkuar protestës së opozitës.
76-vjeçari Ndue Zeka ishte personi që kaloi kordonin e policisë, duke u futur drejt kryeministrisë, por ai nuk u mjaftua me kaq, pasi u bë protagonisti i parë që u ngjit mbi bunkerin e Ministrisë së Brendshme dhe me mjetet rrethanore tentoi prishjen e tij.

Ai tregon se nuk ka asnjë pendesë për veprimet e kryera, ndërsa deklaron se të njëjten gjë do e bëntë sërish, pasi sipas tij kultet e komunizmit janë të papranueshme pas 25-vitesh demokraci e këtë e vuajnë më së shumti ish-të perndjekurit, pjese e të cilëve është edhe ai vetë.
Ndue Zeka ka denoncuar edhe dhunën e ushtruar nga policia, duke deklaruar se Kryeministri Rama mund t’a vendosë bunkerin në oborrin e shtëpisë së tij, duke kërcënuar se do të udhetojë sërish drejt Tiranës në ditet në vijim i përgatitur edhe me mjete për ta shkatëruar plotësisht bunkerin.
Edhe Fistim Meta u bë jo pak protagonist i kësaj proteste, pasi veshja e tij e veçantë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Ai tregon se është shkarkuar padrejtësisht nga puna nga qeveria e majtë, duke rrëfyer se sot familja e tij vuan për bukën e gojës.
/Shqiptarja.com