Paragjykimet dhe fjalët ofenduese nuk e ndaluan që të ndiqte ëndrrën e saj. Shumë e kanë përqeshur kur ishte e vogël, por sot Noelia di si të përgjigjet.

Ajo ka realizuar ëndrrën e saj dhe është mësuesja e parë në Argjentinë me sindromën down.

Ajo i mëson nxënësit e saj në shkollën fillore në Jeromito. Historia e saj ka bërë xhiron e botës duke u parë një pikë referimi, frymëzim për të gjithë.

“Gjithmonë kam ëndërruar të jem mësuese, sepse më pëlqejnë fëmijët” shprehet Noelia.

Ndërsa kolegët e saj shprehen se ajo u jep fëmijëve atë që ata duan më shumë, dashurinë.

mesuesja
 (Noelia)

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com