'Përtej rrënojave', ekspozita me piktura të fëmijëve që iu dëmtuan banesat nga tërmeti (VIDEO)

“Përtej rrënojave është ekspozita që bëri bashkë krijimet e të gjithë fëmijëve të cilët qëndronin në kampe dhe çadra pasi tërmeti i 26 nëntorit u shëmbi banesat. Krijimet më të mira do të dalin në ankand dhe më paratë e mbledhura do të blihen tabletë për fëmijët .

Ergi ishte në çadër kur nisi të pikturojë pallatin e tij që u shemb nga tërmeti i 26 nëntorit i cili shkaktoi 51 viktima mes tyre 18 fëmijë.

“Unë u mërzita shumë nga tërmeti që shkatërroi, jo s’më shkatërroi por më prishi pallatin tim dhe do ndërtohet prap”, u shpreh vogëlushi.

Kjo nismë e CRCA që filloi me krijimin e parë të Ergit u finalizua me 180 piktura dhe vizatime, të fëmijëve nga e gjithë Shqipëria.

Tërmeti i shkatërroi shtëpinë shokut të Arbërit. Për tia larguar merzitjen ai krijoi dhe i tregoi përrallën e tij

“Një ditë erdhi tërmeti. Tërmeti pa një pemë. Ai shkoi te pema dhe u përpoq që ta shkatërronte. Por nuk e shkatërroi dot. Tërmeti e pyeti pemën ‘Pse nuk të shkatërroj dot?’. Ndërsa pema iu përgjigj ‘ unë kam rrënjë dhe rrënjët më mbajnë në tokë’. Tërmeti u zhyt poshtë në tokë dhe u përpoq që t’i shkatërronte ato rrënjët, por rrënjët ishin ngulur shumë fortë. Tërmeti iku. Fshatarët e panë se cfarë dhe ato mblodhën shumë pemë rrethë e përqark shtëpisë”, tregoi Arbri përrallën të cilën e ka krijuar për shokun e tij. 

Në bashkëpunim me ambasadën e Sllovenisë, kreu i CRCA Altin Haziaj tha se këtë mision e nisën ditët pas tërmetit

“Bëhet fjalë për një premtim që CRCA ia ka bërë të gjith fëmijëve të prekur nga tërmeti. Në mënyrë shumë rastësore në ditët sapo kishte ndodhur, në ditët e para të tërmetit. Fëmijët na kishin shkruar në Facebook dhe në rrjetet sociale. Na kanë dërguar punime të tyre dhe kanë shprehur sigusrisht frikën. Ne vendosëm që në fakt të gjithë atyre fëmijëve që na kishin shkruar, pra në respekt të tyre dhe kuptohet në mbështetje të fëmijëve të cilët ne kemi punuar gjatë periudhës së post tërmetit. Ne kemi qenë në katër kampe dhe i kemi kërkuar fëmijëve që të na bëjnë dhuratë nga një pikturë”, shprehet Hazizaj.

Pikturat dhe krijimet e të vegjëlve do të shiten në ankand dhe me paratë që do të mblidhen  do të beljnë tableta që fëmijët të mësojnë online.

 

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë