Të paktën 36 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një aksident në Peru. Aksidenti ndodhi kur një autobus pasagjerësh hyri kundravajtje në një korsi dhe u përplas nga makinat që vinin përballë, përkatësisht dy autobusë të tjerë dhe një kamion. Autobusi po transportonte një delegacion të një organizate të krishterë, kur ndodhi aksidenti fatal, në veri të kryeqytetit Lima.
 
Zyrtarët e operacionit të shpëtimit thanë se hetimet paraprake tregojnë se aksidenti ka ndodhur pasi shoferin e ka zënë gjumi dhe më pas ka humbur kontrollin e makinës. Autoritetet ndërhynë menjëherë në vendngjarje.
 
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit aksidentet rrugore janë të shpeshta në Peru dhe ky është aksidenti më serioz që prej vitit 2013-të, kur një autobus pasagjerësh ra në greminë duke shkaktuar 51 viktima.