Përurimi i 'La Radura', arkitekti Boeri i gatshëm për ndihmë në fazën e rindërtimit pas tërmetit, Rama: Do bëjmë lagje model

Arkitekti i njohur italian, Stefano Boeri së bashku me kolegë të tjerë, arkitektë e urbanistë nga Italia kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të ndihmuar në fazën e rindërtimit të banesave për familjet e prekura nga tërmeti i 26-nëntorit. Boeri ka thënë se ndihet pjesë e kësaj faze 'post tërmeti' dhe se në studion në Tiranë do të shpalosë të gjithë eksperiencën e tij por jo vetëm që ka me tërmetet dhe fazat e rindërtimit pas tërmeteve të rëna në Itali.  

Këto deklarata Boeri i bëri në përurimin e instalacionit të krijuar prej tij dhe që iu shtua Tiranës, si një destinacion,  “La Radura”. Të pranishëm në inaugurimin e kësaj vepre artistike që me shumë gjasë do kthehet në një tjetër ikonë për kryeqytetin, ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, arkitekti Stefano Boeri, ministra, arkitekt e urbanist të ndryshëm.

Ndërkohë kryeministri Rama u shpreh se për familjet e prekura nga tërmeti do të bëhen ndërtime dhe lagje moderne që do të shërbejnë si një model i zhvillimit urbanistik në të gjithë Shqipërinë.

"E fundit që do thosha është që shembujt e ndryshëm, të cilët mund t’i referohem, në situata pas tërmeteve, janë shumë të ndryshëm, ka raste kur tërmetet kanë shërbyer si katalizator të një ndryshimi të madh e kanë sjellë një cilësi të re përmes rindërtimit e përmes ri konceptimit të shumë aspekteve të zhvillimit dhe ka raste kur kanë prodhuar situata realisht të rënda, zvarritje dhe gangrenizimi të plagëve të hapura." tha Rama ndër të tjera.

Ndër të tjerë Rama u shpreh se me zgjedhjen që është bërë, në zonat rurale do të bëhet një rindërtim i shpejtë.

"Por ndërkohë besoj që me zgjedhjen që kemi bërë, në zonat rurale do jemi në gjendje të bëjmë një rindërtim të shpejtë, do jemi në gjendje që absolutisht brenda vitit të ardhshëm, po e them si afat fundor, por më përpara se sa fundit të vitit të ardhshëm, ne të jemi në gjendje që të gjithëve t’u kemi ofruar mundësinë për një shtëpi më të mirë se ajo që kishin më parë"

Fjala e plotë e Ramës: 

U bashkua momenti kur i prezantojmë  publikut këtë vepër arti, por që njëkohësisht është dhe një hapësirë e re tërheqëse për këdo që do dojë ta shijojë, bashkë me një gjë shumë komplekse dhe shumë më të rëndë se sa pesha e hijeshisë apo e bisedës për këtë mjedis, që është tema e post tërmetit. E duke qenë se në këtë pjesë unë jam shumë i përfshirë dhe plus kësaj, me Stefanon kemi pasur një komunikim të vazhdueshëm, dëshiroja të isha me ndjesën që nuk do qëndroj dot deri në fund, për të thënë që, së pari, i jam Stefaonos mirënjohës sepse ai ka një histori tanimë me Tiranën,  një histori personale, një histori artistike, një histori profesionale që e lidh si një nga arkitektët dhe urbanistët italianë që në historinë e këtij qyteti, bashkudhëtuan me qytetin në një fazë të caktuar për të projektuar zhvillimin dhe faktikisht, që në momentin e parë pas rënies së tërmetit, më ka shkruar duke më shprehur gjithë gatishmërinë për të qenë i pranishëm e për të kontribuuar me dijen dhe me mundësitë e tij në funksion të rindërtimit.

I jam mirënjohës  për këtë, ashtu sikundër besoj që është fat që ne kemi mundësi dhe falë kapitujve që kemi shkruar sëbashku në procesin e udhëheqjes dhe zhvillimit të Tiranës, të kemi pranë dhe njerëz si Stefano apo disa të tjerë që janë përfshirë në këtë përpjekjen për rindërtimin, si dhe një pjesë të madhe të atyre që janë këtu të pranishëm që kanë pasur një lidhje të drejtpërdrejtë profesionale me zhvillimet në kryeqytet.

Por nuk është vetëm kryeqyteti, janë dhe pjesë të tjera të vendit, në perimetrin e emergjencës, që janë prekur në mënyrë serioze. Megjithatë ne jemi këtu për të folur pikërisht për çfarë do të bëjmë me kryeqytetin e çfarë do të bëjmë me ata, të cilët në kryeqytet kanë nevojë për t’u sistemuar në një strehë të re. Janë dy kategori të mëdha, një kategori janë ata, të cilët jetojnë në zonat urbane dhe një kategori janë ato që janë në zonat rurale që do të thotë që janë dy natyra të ndryshme zhvillimi, njëra që kërkon një vizion dhe përbën një sfidë të madhe për të ndërtuar lagje të reja, për të ndërtuar infrastrukturë të re, për të ndërtuar shembuj të rinj të të jetuarit në zona urbane dhe pjesa tjetër që kanë nevojë për të pasur një strehë, por ku kemi sfidën që me këtë rast, jo vetëm t’i japim një strehë më të mirë se ajo që kishin më përpara, por dhe të arrijmë ndoshta që t’i afrojmë me njëri-tjetrin, që të luftojmë pak fragmentimin e tmerrshëm të mënyrës së të jetuarit për shkak të ndërtimeve të hapërdarë lart e poshtë, duke krijuar kushtet për disa komunitete të integruar, të vogla, në qendrat e njësive administrative apo fshatra.

E fundit që do thosha është që shembujt e ndryshëm, të cilët mund t’i referohem, në situata pas tërmeteve, janë shumë të ndryshëm, ka raste kur tërmetet kanë shërbyer si katalizator të një ndryshimi të madh e kanë sjellë një cilësi të re përmes rindërtimit e përmes ri konceptimit të shumë aspekteve të zhvillimit dhe ka raste kur kanë prodhuar situata realisht të rënda, zvarritje dhe gangrenizimi të plagëve të hapura.

Stefano ka një njohuri të posaçme në këtë aspekt për faktin që vjen nga Italia dhe Italia ka shumë eksperienca e ka shembuj të shkëlqyer, ka dhe shembuj dramatik të situatës post tërmetit. E faktikisht, sot ka akoma jo pak njerëz që jetojnë në tranzicion, nëpër kabina, në pritje që të kenë një shtëpi, pas tërmetesh që kanë rënë dhe 20 vjet përpara. Besoj që në këtë pikë, është e qartë që sfida jonë është t’i përkasim shembujve pozitivë dhe besoj që me sistemimin, reagimin e parë ndaj emergjencës, hyjmë tek shembujt pozitiv sepse nuk janë të panumërta rastet kur sistemimi ka ndodhur në një kohë kaq të shkurtër, atë po thoshte dhe Stefano kur po diskutonim më përpara dhe kur mijëra njerëz brenda shumë pak kohe, në harkun e maksimumi 10 ditëve të gjithë bashkë janë gjendur të sistemuar ose nëpër hotele ose nëpër shtëpi me qera. Ndërkohë që pak më të vështira ka qenë në ato në zona rurale për shkak të nevojës së tyre për të qëndruar aty, ku janë e të cilët po vazhdojmë t’i pajisim me çadra dimërore si e vetmja mundësi tranzicioni. Por ndërkohë besoj që me zgjedhjen që kemi bërë, në zonat rurale do jemi në gjendje të bëjmë një rindërtim të shpejtë, do jemi në gjendje që absolutisht brenda vitit të ardhshëm, po e them si afat fundor, por më përpara se sa fundit të vitit të ardhshëm, ne të jemi në gjendje që të gjithëve t’u kemi ofruar mundësinë për një shtëpi më të mirë se ajo që kishin më parë . Faleminderit dhe një herë të gjithëve dhe duke ia kalbur Stefanos mikrofonin, dua të shpreh mirënjohjen për të gjithë ata ndër ju që njësoj si Stefano,  apo si disa nga miqtë tanë të huaj, kanë qenë të gatshëm për t’u përfshirë, e tani me sistemimin e planit, e kalendarit, e hapave dhe hartës së veprimeve për ndërtimin që po koordinon Elva do ketë nevojë, jo vetëm për gjithë ju që jeni këtu, por dhe për shumë më tepër forca sepse nëse duam të kapim afatet ambicioze që i kemi vënë vetes, na duhen shumë njerëz të përfshirë në zbërthimin e projekteve, në realizmin e projekteve ekzekutive që janë edhe komplekse sepse nuk është thjesht çështja për të ndërtuar godina banimi, por për të ndërtuar realisht hapësira të reja komunitare. Kështu që paraprakisht faleminderit dhe për atë që do bëni më pas."

 

Vepra ''La Radura' e arkitektit Stefano Boeri
 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:57
Pas Resë, Tiranës i shtohet 'La Radura', Veliaj: Një ikonë tjetër për kryeqytetin, kemi nisur rikuperimin në kohë rekord

Tiranës i shtohet një tjetër destinacion interesant, ku qytetarë, organizata e institucione të ndryshme mund të organizojnë takime e evente të ndryshme në një ambient të hapur. Në parkun pas godinës së Kryeministrisë është përuruar sot instalacioni “La Radura” e arkitektit të njohur italian, Stefano Boerit. Të pranishëm në inaugurimin e kësaj vepre artistike që me shumë gjasë do kthehet në një tjetër ikonë për kryeqytetin, ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, arkitekti Stefano Boeri, ministra, arkitekt e urbanist të ndryshëm.

Teksa hapi këtë takim, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke falënderuar arkitektin Boeri për realizimin e kësaj vepre, solli në vëmendje faktin se ajo vjen tërësisht në elementët e drurit, duke u përshtatur më së miri me ambientin përreth.

“Jam sot shumë i lumtur që vepra e Stefano Boerit që quhet Radura është në këtë lulishte midis Kryeministrisë, AKSH dhe Piramidës së ardhshme e cila do jetë një hapësirë teknologjike dhe them që për të gjithë ata që punojnë përreth por edhe për këdo që jashtë orarit të punës do donte të kishte një hapësirë të ngjashme me Renë, për një natë poezie, koncert recital, për një debat, ndoshta mund të ishte Kodi, outdoors pra ajo që ndodh tek Kodi edhe si një hapësirë edhe për të kritikuar e debatuar me qeverinë, mund të jetë një Kod outdoors si ky që kemi këtu te Creatura”, tha Veliaj.

 Më tej ai theksoi se “La Radura” në Tiranë, ashtu si edhe në Amatriçe të Italisë, megjithëse rastësisht vjen në mënyrë simbolike edhe si pjesë e procesit të rindërtimit pas tërmetit. 

“Për koincidencë sot zbulova me Stefano që vepra e dytë e ngjashme e Radurës rastësisht është në Amatriçe. Ishte si pjesë e procesit të shërimit dhe rindërtimit të Amatriçes si një ndër zonat më të dëmtuara nga tërmeti I kaluar në Itali, një zonë që gjithashtu pas emergjencës u përball me gjithë procesin e rindërtimit dhe ku kjo akupunturë urbane, pra kjo pineskë, gjilpërë me kokë, si në rastin e Radurës është edhe në Amatriçe. Në fakt rastësia është komplet pjellë e një trilli të koincindencës se ne e kishim porositur veprën para tërmetit sigurisht dhe kur po reflektonim sot me Stefanon se si ndonjëherë edhe kjo lloj akupunture është pjesë e procesit të shërimit menduam që ishte vërtet një rastësi që edhe në Amatriçe dhe në Tiranë të kemi një instalacion të tillë”, shtoi Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj theksoi se është e domosdoshme që të përcillet kudo mesazhi i ringritjes, pasi sipas tij sa më shumë të zgjatet faza e përballimit të fatkeqësisë aq më i vështirë do jetë rikuperimi. “Jemi ndoshta një ndër rastet më unike në botë, përfshirë edhe krahasimin me Italinë, ku për 10 ditë, dy javë filluam kopshte, shkolla, çerdhe, rifilluam një proces rindërtimi në disa nga shtëpitë mobile që kemi bërë dhe vizituar me kryeministrin apo këto shtëpitë që janë bërë shumë shpejt pas tërmetit të parë”, - shtoi Veliaj.

Takimi për inaugurimin e “La Radura-s” shërbeu gjithashtu edhe për zhvillimin e një  debati të  hapur ndërmjet arkitektëve shqiptarë dhe të huaj mbi projektimin e lagjeve të reja, për strehimin e të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ora 18:31
Stefano Boeri shpjegon simbolin e 'La Radura-s': Stuhia na rrëzoi 15 milion pemë, ngjarja na mbeti në zemër

Arkitekti Stefano Boeri i pranishëm në përurimin e veprës "La Radura" që ka ardhur në Shqipëri dhe është vendosur pas godinës së kyeministrisë, ka shpjeguar edhe simbolikën  e kësaj vepre arti.

Boeri është shprehur se druri që është përdorur për veprën "La Radura" vjen nga zonat mes Friulit dhe Trentinos, zonë kjo që kohë më parë u prek nga një stuhi që rrëzoi më shtymë se 15 milion pemë. Druri përbërës është bredh i kuq dhe sipas Boeirit kjo tragjedi për pyjet italiane u mbeti të gjithëve në zemër dhe prandaj erdhi edhe një vepër e tillë.

"Ky dru vjen nga krahina e Friulit. Një stuhi rrëzoi 15 milion pemë mes Friuli e Trentinos. Janë bredha të kuq. Ai rast na mbeti të gjithëve në zemër. E ndjem si tërmet,se të ndjehen pyjet teksa rrëzohen është ndryshim klimaterik. Faleminderit të gjithëve"  tha arkitekti Stefano Boerit.

Ora 18:10
Tërmeti/ Arkitekti italian, Stefano Boeri: Jemi pjesë e rindërtimit, vëmë në dispozicion njohuritë tona

Arkitekti italian teksa sot u përurua vepra e tij "La Radura" e vendosur pas godinës së kryeministrisë, ka thënë se ai së bashku me një grup tjetër arkitektësh janë pjesë e fazës së rindërtimit të Shqipërisë pas tërmetit. Arkitekti italian, Stefano Boeri ka thënë se ekspertët italianë do të vënë në dispozicion të gjitha njohuritë e tyre me tërmetet që kanë hasur në Itali dhe në vende të tjera.

"Tërmeti në Amatrice. Me situatat e emergjencës. Sot kemi instrumente për të aktivizuar një rindërtim solid dhe në kohë të shpejtë. Materiale si druri për shembull. Duhet të përdorim edhe materiale tradicionale. Sfida e re e tërmetit nuk është cunami por tërmeti lind nga toka dhe kjo ndjenjë tradhtie është një nga gjërat më të vështira për të kaluar. Kjo ndjesi e Ramës që ka takuar familje të prekura është gjë shumë e vështirë. Është ajo ndjesia nuk vij më stop. Ose ajo shpresa e dytë për të rindërtuar atë. Mendoj vërtetë se forca duhet kuptuar. Duhet rindërtuar jo hapësira identike. Pjesa baroke e Sicilis. nëse s'do të ishte tërmeti nuk do të kishte kurrë Baroko i Sicilisi. Ka patur një sforco rindërtimi. Besoj se jemi këtu si në Itali. Do të hedhim hapa përpara jam i lumtur që jam pjesë e kësaj sforcoj. Kemi një studio në Tiranë, jemi pjesë e  këtij projekti do të vëmë në dispozicion njohuritë tona. Kjo hapësirë është e njëjtë. Është një rast i jashtëzakonshëm. Rastësia nuk ekziston. "  tha arkitekti Stefano Boerit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 19/12/2019 20:29

    Dhe megjithate Shqiperia ka arkitekt dhe inchinier shume te mire qe me aftesite dhe eksperiencen e tyre mund te marrin pjese ne rindertin e qyteteve te demtuara nga termeti i 26 Nendorit

    Përgjigju
    • A.n.: 19/12/2019 20:41

      Arkitekte te mire ka por kemi nje sistem te kalbur nga brenda.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë