Përurohet laboratori i ri veterinar 
Ministri Panariti: Cilësi ushqimore

Instituti i Sigurisë ushqimore dhe Veterinare tashmë do të ketë një laborator modern të kontrollit të cilësisë së ushqimore.
 
Në këtë institut sot është bërë inaugurimi i tij, ku  Ministri Panariti, ka vlerësuar se, ky është investimi më i madh deri tani në fushën e veterinarisë.
 
"Investimi prej 1 milionë euro është financuar me fonde nga BE dhe Qeveria Shqiptare. Ky është laboratori më modern në Ballkan për analizat të cilat sigurojnë shëndetin e kafshëve bujqesore"-tha ministri Panariti.
 
Ndërsa Zëvëndës Kryeministri, Niko Peleshi tha se produktet tona do të jenë më të çertifikuara falë këtij investimi.
 
“Laboratori i ri do të garantojë sigurinë ushqimore në vend dhe produktet tona do tē jenë më sigurta, më te çertifikuara falë këtij investimi” tha Peleshi.
 
Kushtet bashkohore diagnostikuese i përgjigjen edhe një stafi të kualifikuar specialsitësh për parandalimi, zbullimi dhe identifikimin e sëmundjeve të kafshëve bujqësore.
 
Monitorimi i shëndetit të kafshëve, është garanci për sigurinë ushqimore. Ndërsa, laboratori bashkohorë, do të jetë në shërbim të fermerëve dhe bizneseve në kuadër të zbatimit të reformës veterinare.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Biden dhe Trump përpjekje për armëpushim në Gazë para 20 janarit

Biden dhe Trump përpjekje për armëpushim në Gazë para 20 janarit