Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky
Në përvjetorin e katërt të luftës në Ukrainë, presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi se Vladimir Putin nuk i ka arritur qëllimet e tij.
Zelensky, përmes një video mesazhi në rrjetet sociale, deklaroi se presidenti rus, Vladimir Putin nuk i ka thyer ukrainasit dhe se nuk e ka fituar luftën, teksa ai mendonte se ofensiva për pushtim do të zgjaste 3 ditë.
Ndër të tjera, Zelensky shtoi se ukrainasit do të bëjnë gjithçka për të siguruar paqen dhe drejtësinë.
“Sot shënohen saktësisht katër vjet që kur Putini filloi ofensivën e tij tre-ditore për të marrë Kievin. Dhe kjo thotë shumë për rezistencën tonë, për mënyrën se si Ukraina ka luftuar gjatë gjithë kësaj kohe. Pas këtyre fjalëve qëndrojnë miliona njerëz nga populli ynë, me një guxim të jashtëzakonshëm, punë jashtëzakonisht të palodhur, qëndrueshmëri dhe rrugën e gjatë që Ukraina ka ndjekur që nga 24 shkurti. Duke parë prapa në fillim të pushtimit dhe duke reflektuar mbi sot, kemi të drejtë të themi: ne e kemi mbrojtur pavarësinë tonë, nuk e kemi humbur shtetësinë tonë; Putini nuk i ka arritur qëllimet e tij. Ai nuk i ka thyer ukrainasit; ai nuk e ka fituar këtë luftë. Ne e kemi ruajtur Ukrainën dhe do të bëjmë gjithçka për të siguruar paqen dhe drejtësinë. Lavdi Ukrainës!”, shkruan Zelensky.
Lajmi kryesor:
4 vite luftë në Ukrainë/ Liderët europianë i drejtohen Kievit, Zelensky: Putin nuk ka fituar, mendoi se do na pushtonte në 3 ditë











